Dispozita e shitblerjes me këste: Çështjet e saja bashkëkohore nën prizmin e së drejtës islame

Autor: Muhamed Tekij Othman
Përktheu: Jusuf Zimeri

Falënderimi i takon Allahut, zotit të të gjitha botëve, salavatet dhe selamet mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që me mirësi e sinqeritet ndjekin rrugën e tij deri Ditën e Kiametit.

Hyrje

Vërtetë kontrata e shitblerjes me këste është një kontratë shitblerje që në kohën tonë ka marrë një popullaritet të madh në të gjitha vendet islame. Kjo është një kontratë shitblerjeje që e aplikojnë shumë njerëz për të blerë sendet e tyre të nevojshme, siç janë orenditë shtëpiake, mjetet e punës që janë të shtrenjta e që nuk mund t’i blejnë me para në dorë. Prandaj, nevoja e sqarimit të dispozitës juridike për këtë lloj të shitblerjes është imanente, duke përfshirë të gjitha këndvështrimet llojet dhe çështjet e ndryshme që ndërlidhen me të. Ky hulumtim i shkurtë synon plotësimin e kësaj nevoje, andaj i lutem Allahut xh.sh. që të më përforcoj në të vërtetën dhe të hapë gjoksin tim në atë që Ai është i kënaqur me të.

Çështja e parë: Realiteti i shitblerjes me këste

Shitblerja me këste është, shitje e sendit me pagesë të mëvonshme që i paguhet shitësit me këste sipas marrëveshjes mes palëve kontraktuese. Pra, bëhet fjalë kur shitësi menjëherë pas kontratës ia dorëzon blerësit mallin e shitur, kurse blerësi e paguan me këste.

Nocioni “El bej’u bi et-taksit- shitblerje me këste” përfshinë të gjitha llojet e shitblerjes me këtë cilësi, pavarësisht se çmimi për të cilin janë marrë vesh mes veti palët është i barabartë me tregun apo më i madh ose më i vogël, edhe pse zakonisht çmimi i shitblerjes më këste në të zakonisht është më i shtrenjtë se çmimi i mallit në treg. Nëse një njeri dëshiron të blejë një send me para në dorë, mund që të njëjtin mall ta gjejë në treg më lirë, por kur ai e blenë me këste, atëherë sigurisht se shitësi nuk pajtohet ta shesë me të njëjtin çmim sikur ta paguaj në dorë. Prandaj, në përgjithësi nuk bëhet kontrata e shitblerjes me këste, vetëm se me çmim më të lartë se çmimi i tregut të atij momenti.

Çështja e dytë: Rritja e çmimit për shkak të vonesës.

Këtu lind pyetja: A lejohet rritja e çmimit nëse pagesa bëhet me vonesë në krahasim me çmimin nëse bëhet i menjëhershëm?

Për këtë çështje kanë folur juristët islam si në kohët e mëhershme ashtu edhe në kohën bashkëkohore. Disa jurist islam nuk kanë lejuar rritjen e çmimit të pagesës me vonesë, sepse shtimi i çmimit është kompensim për kohën e kjo është fajde (rriba), ose së paku i përngjet fajdesë . Ky qëndrim është transmetuar nga Zejnul Abidin Alij ibn el Husejn dhe En-nasiri dhe Mensur bil-lahi dhe Hdeviju, siç transmeton imam Shevkani[1].

Kurse katër themeluesit e shkollave juridike islame si dhe shumica dërmuese e dijetarëve të hadithit (muhadithinëve), e kanë lejuar shitblerjen me vonesë pagimi me çmim të shtuar, por me kusht që palët kontraktuese të kenë vendosur afatin e pagesës dhe për çmimin e caktuar në momentin e lidhjes së kontratës së shitblerjes. E nëse thotë shitësi: Po ta shes këtë mall, me lekë në dorë për këtë çmim, e me vonesë për këtë çmim, dhe ndahen më pas pa u marrë vesh për përcaktimin e njërit çmim, atëherë kjo shitblerje nuk lejohet. Mirëpo nëse përcaktohen palët dhe merren vesh për njërin variant në mexhlisin e kontratës, atëherë shitblerja është e lejuar.

Imam Termidhiju r.a. në “xhamiin” e tij në shpjegimin e hadithit të Ebu Hurejres r.a. ku thotë: “Ka ndaluar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për dy shitje në një shitje”. “Disa nga dijetarët e kanë shpjeguar duke thënë: “dy shitje në nj[ shitje”, është kur shitësi thotë: po ta shes këtë rrobë me para në dorë për dhjetë lekë, e me vonesë për njëzet lekë dhe nuk përcaktohet për njërin variant të shitjes. Nëse përcaktohet për njërin variant, atëherë s’ka problem nëse kontrata arrihet në njërin prej këtyre dy varianteve.[2]

Ajo që përfundohet nga thënia e imam Termidhiut është se , motivi i ndalimit në këtë lloj të shitblerjes është hamendja apo pavendosmëria e çmimit mes dy gjendjeve. Shkaku i ndalimit nuk është rritja apo shtimi në çmim për shkak të kohës, prandaj nëse evitohet hamendësimi me përcaktimin e njërës gjendje, atëherë nuk ka asgjë të keqe në këtë lloj të shitblerjes sipas sheriatit.

Këtë q e ka potencuar imam Termidhiu r.a. është mendimi i katër themeluesve të shkollave juridike dhe shumicës dërmuese të juristëve islam, e ky është edhe mendimi i zgjedhur me argument, sepse në Kur’an dhe sunet nuk ka diçka që e ndalon lejimin e këtij lloji të shitblerjes. Përkufizimi i interesit (kamatës) nuk zbatohet në këtë rritje të çmimit sepse kjo nuk është kredi, e as shitblerje të pasurisë me të njëjtën pasuri me interes, porse kjo është shitblerje e pastër. Shitësi ka të drejtë ta shesë pronën e tij me atë çmim që do ai dhe nuk është i obliguar që ai që gjithmonë ta shesë mallin e tij me çmimin e tregut. Tregtarët kanë monitorime të ndryshme në përcaktimin e çmimeve, ndoshta ndryshon çmimi i mallit me ndryshimin e gjendjes,e sheriati islam nuk ndalon që njeriu të shesë mallin e tij me çmimin e tregut apo me ndonjë çmim tjetër të nkë gjendjeje tjetër.

Së dyti, Ai që e shet mallin e tij me tetë lek me para në dorë dhe, me dhjetë dhjet lek me vonesë (veresi), sipas konsensusit i lejohet atij që ta shes këtë mall për dhjet lek me para në dorë, përderisa nuk ka mashtrim apo tradhti, atëherë pse të mos i lejohet ta shes të njëjtin për dhjetë lek me veresi?!

Meqë për këtë çështje janë unik katër shkollat juridike islame, shumica dërmuese e juristëve islam dhe dijetarëve të hadithit, nuk dëshiroj që ta zgjasë shumë për të sjellë argumentet e lejimit nga Kur’ani dh suneti, por duke u nisur nga parimi i lejimit të kësaj çështjeje kisha shprehur dëshirë që përmendi disa detaje dhe mesele të shpërndara rreth kësaj çështje.

  1. Vendosja e njërit çmim, kusht i lejimit.

Theksuam edhe më parë se nuk ka asgjë të keqe nëse shitësi përmend çmime të ndryshme në momentin e pazarllëkut duke thënë: Këtë mall e shes me para në dorë për tetë (8) lekë kurse veresi për dhjetë (10) lekë. Mirëpo, a lejohet që shitësi të përmendë çmime të ndryshme varësisht nga koha e pritjes, sikur të thotë: Kush e blenë këtë mall dhe e paguan pas një muaji, ia shes për dhjetë (10) lekë, e kush e paguan pas dy muajve, ia shes për dymbëdhjetë (12) lekë ?. Thënë të drejtën unë nuk ka hasur në ndonjë sqarim prej juristëve islam për këtë çështje, mirëpo duke bërë analogji fjalët e tyre të mëhershme, rezulton se edhe ky veprim është i lejuar, sepse nëse lejohet ndryshimi i çmimeve mbi bazën e pagesës në dorë dhe me vonesë, atëherë lejohet edhe ndryshimi i çmimit mbi bazën e afateve të ndryshme, sepse këtu nuk ka dallim mes dy gjendjeve.

Mirëpo, duhet ta kemi të qartë se, këtë dallim të çmimit lejohet ta prezantojë shitësi në momentin e pazarllëkut të mallit, porse kontrata e shitblerje nuk është e vlefshme nëse nuk pajtohen palët kontraktuese dhe nuk merren vesh për kohën dhe sasinë e pagesës. Pra, patjetër duhet të vendoset për njërën alternativë që përmendet në momentin e pazarllëkut.

Nëse shitësi thotë: Nëse e paguan çmimin pas një muaji, atëherë mallin ta shes për dhjet lek, e nëse e paguan pas dy muajve, atëherë ta shes për dymbëdhjetë lek, e nëse e paguan pas tre muajve, ta shes për katërmbëdhjetë lek, dhe më pas janë ndarë palët pa u përcaktuar për njëri variant, me pretendimin se blerësi do të zgjedhë se cila është alternativa më e mirë për të, ky lloj i shitblerjes është i ndaluar (haram) sipas konsensusit. Në këtë rast palët kontraktuese, duhet të lidhin kontratën nga fillimi duke përcaktuar qartë njërën variant.

  • Lejimi i rritjes së çmimit, nuk gjykohet si interes (kamatë)

Ajo që duet pasur kujdes dhe që duhet përmendur në këtë rast nga lejimi i këtij lloji të shitblerjes është se rritja bëhet në vetë çmimin, sepse nëse veprohet ashtu si veprojnë disa njerëz duke e përcaktuar çmimin e mallit mbi bazën e çmimit aktual të tregut, e pastaj përcaktojnë një sasi tjetër mbi bazën e interesit të vonimit n pagesë, kjo është interes (kamatë) i pastër. Shembulli i kësaj është: Nëse shitësi thotë: ta shita këtë mall për dhjetë lekë me para në dorë, nëse vonon pagesën një muaj, duhet të shtosh dy lekë më shumë. Kjo është interes (kamatë) pavarësisht se e ka emëruar si kamatë apo jo, sepse këtu nuk ka kurrfarë dileme se ky është veprim kamatar. Vlerësohet kështu ngase çmimi i mallit është vlerësuar për dhjetë lekë dhe këto dhjetë lekë janë shndërruar në borxh , prandaj nëse shitësi shton diçka mbi këtë bazë, atëherë ajo është kamatë.

Ekziston ndryshim praktik mes dy veprimeve. Ajo që vendoset si çmim në veprimin e parë, është shndërruar në çmim të pastër pasi që është vendosur për njërën alternativë, e ky çmim nuk shtohet pas kompletimit të kontratës së shitblerjes e as nuk pakësohet, varësisht nga gjendja e blerësit se kur e paguan. Nëse blerësi e ka blerë një mall për dhjetë lek me atë që ta paguaj çmimin pas një muaji, por ja që ai nuk ka arritur ta paguaj vetëmse pas dy muajve, në këtë rast çmimi ngelet i njëjti, ashtu siç ishte në kontratë, nuk rritet me zgjatjen e afatit të pagesës. Kurse në rastin e dytë, çmimi prej dhjetë lekëve, shtohet si interes që e kërkon shitësi për shkak të vonesës së afatit dhe çmimi vazhdon të rritet sa më shumë të zgjatet afati, ra dy lekë për një muaj e katër për dy muaj e kështu me radhë. Mënyra e parë, është lloj i shitblerjes së lejuar, kurse mënyra e dytë hynë brenda kornizave të kamatës dhe si e tillë ndalohet sipas sheriatit.

Çështja e tretë: dokumentimi i borxhit dhe llojet e tij

Me qenë se çmimi në kontratën e shitblerjes me afat të përcaktuar, shndërrohet në borxh për blerësin menjëherë pas kontratës së shitblerjes, atëherë lejohet për shitësin që të kërkojë dokumentim të këtij borxhi ose garanci për plotësimin e këtij borxhi në momentin kur t’i kalojë afati.

  1. Hipoteka

Sigurimi për plotësimin e borxhit mund të bëhet përmes hipotekës, ose garantimit nga personi i tretë.

Në rastin e parë, blerësi hipotekon diçka nga pasuria e tij te shitësi dhe shitësi ka të drejtë që ta mbajë si garancion për pagimin e borxhit, pa e përdorur atë në asnjë mënyrë. Ndalohet përdorimi sepse shfrytëzimi i pasurisë së hipotekuar është lloj prej llojeve të kamatës. Pasuria e hipotekuar qëndron në dorën e shitësit, për t’i bërë presion blerësit për ta paguar këstin e premtuar në kohën e përcaktuar dhe për të siguruar pasurinë tij nëse blerësi nuk ia paguan këstet deri në kohën e përcaktuar. Në këtë rast shitësi ka të drejtë ta shesë pasurinë hipotekuar dhe të kompensoj pasurinë e tij, porse nuk lejohet për të që të marrë më shumë se sa çmimi i përcaktuar në lidhjen e kontratës së shitblerjes. Nëse shitësi ka shitur pasurinë e hipotekuar, dhe ka marrë hakun e tij, pjesë tjetër e ngelur duhet t’i kthehet blerësit i cili ka lënë hipotekë pasurinë e tij. Poashtu në hipotekë mund të lihen edhe objektet që janë në pronësi të blerësit, si dhe lejohet hipotekimi i dokumenteve pronësore të atyre objekteve.

  • Mbajtja e shitësit sendin e shitur si garancion për shpagimin e borxhit.

Në kohën bashkëkohore në marrëdhëniet ndërnjerëzore janë paraqitur edhe forma të ndryshme për garantimin e pagimit të borxhin, e në mesin e tyre edhe mbajtja e sendit të shitur në dorën e tij, derisa blerësi të paguaj borxhin ose derisa të paguaj disa këste sipas marrëveshjes.

Mbajtja e sendit të shitur në dorën e shitësit mund të realizohet përmes dy mënyrave që janë:

E para: Mënyra kur bëhet mbyllja e pronës së shitur për të garantuar pagimin e çmimit,

E dyta: përmes metodologjisë së hipotekës.

Dallimi mes këtyre dy formave është se, mbyllja e sendit të shitur tek shitësi është i garantuar me çmimin e jo me vlerën e saj. Prandaj nëse shkatërrohet sendi i shitur që është i mbyllur te shitësi, atëherë prishte (anulohet) kontrata e shitblerjes, e shitësi nuk garanton atë me çmimin e treguat (por me çmimin e përcaktuar në marrëveshje). Kurse metoda e dytë që është metoda e hipotekës, nëse ajo shkatërrohet në dorën e shitësit, pa shprehur armiqësi ndaj tij, nuk prishet kontrata e shitblerjes por shitësi kompenson hipotekuesi së paku vlerën e tij e të borxhit sipas juristëve hanefij.[3] Nëse sendi i lënë hipotekë shkatërrohet duke shprehur armiqësi ndaj tij, atëherë hipotekuesi kompenson me çmimin e tregut e jo me çmimin e marrëveshjes në kontratë.

Sa i përket metodës së parë, që është mbyllja e pasurisë së shitur për të paguar çmimin, ky veprim nuk është i lejuar në shitblerjen me këste, sepse shitblerja me këste është shitblerje që pagesa bëhet me vonesë, e nëse shitësi mbyllë sendin e shitur për të paguar çmimin, atëherë vërtetohet shitblerja e menjëhershme e nuk është shitblerje me afat. Në librin “el fetave el hindije” thuhet: “Dijetarët tanë kanë Allahu i mëshiroftë kanë thënë: shitësi ka të drejtë ta mbyllë sendin e shitur për të kërkuar pagimin e çmimit nëse shitblerja është e menjëhershme, kështu qëndron në veprën “el muhitu”, e nëse shitblerja është me afat, atëherë shitësi nuk ka të drejtë ta mbyllë sendin shitur para se mi kaluar afati i pagesës, e as pas kalimit të afatit. Kështu qëndron ë veprën “el mebsut”.[4]

Kurse sa i përket metodës së dytë, që është mbajatja e shitësit sendin e shitur tek, në cilësinë e hipotekës tek ai nga blerësi, me çmim të obliguar në borxh, kjo mund të realizohet përmes dy mënyrave,

Mënyra e parë: Që blerësi ta hipotekojë para se ta marrë nga shitësi, kjo mënyrë poashtu nuk lejohet, sepse kjo është në kuptimin e mbylljes së sendit të shitur te shitësi për kërkimin e borxhit, e kjo nuk lejohet në kontratat e shitblerjes e afat të caktuar, siç përmendëm më parë.

Mënyra e dytë: Kur blerësi fillimisht e merr sendin e blerë nga shitësi e pasaj ia kthen në cilësinë e hipotekës. Kjo mënyrë është e lejuar sipas shumicës së juristëve islam Allahu i mëshiroftë. Imam Muhamedi në veprën “el xhamiu es-sagir” ka thënë:

Kush e blenë një rrobë me disa dërhem dhe i thotë shitësit: mbaje këtë rrobë derisa ta bëjë pagesën, rroba konsiderohet hipotekë.”

Imam Merginani në veprën e tij “el hidaje” transmeton, e këtë e shpjegon shpjeguesi i veprës “el kifaje” ku thotë: “Sepse rroba pasi e kishte blerë dhe e kishte marrë, ajo rrobë dhe pasuria tjetër tjetër që ai e posedon janë të vlefshme për hipotekë”[5].

Imam Haskefiju e përmendë këtë çështje në veprën “ed-durrul muhtar” dhe e ka sqaruar me fjalët e tij duke thënë: Nëse ai send për të cilin i ka thënë blerësi shitësit, “mbaje -kape” është sendi i shitur, i njëjti që e ka blerë, nëse është pas marrjes nga shitësi, atëherë vlen të jetë hipotekë për borxhin e tij, e nëse është para marrjes nga shitësi, ajo nuk është hipotekë, por mbyllje për para.

Ibni Abidini nën shpjegimin e tij nën shprehjen “atëherë vlen të jetë hipotekë ka thënë: për shkak se ka përcaktuar pronën e tij për hipotekë, saqë nëse ajo shkatërrohet, shkatërrohet blerësi dhe nuk anulohet kontrata e shitblerjes. Në shprehjen “sepse ajo është e mbyllur për para” thotë: do të thotë, sigurimi i tij ndryshon nga sigurimi i hipotekës, e sendi nuk mund të jetë i siguruar me dy sigurime të ndryshme për shkak të pamundësisë së bashkimit të tyre, sikur të thotë: Mbaje sendin e shitur derisa ta paguaj para se me e marrë blerësi dhe ajo shkatërrohet, atëherë anulohet kontrata e shitblerjes. Zejleiju.[6]

Nga kjo që u tha deri më tani, na rezulton se për lejimin e kësaj hipoteke nuk ka kundërthënie mes juristëve islam, nëse kjo hipoteka nuk është përcaktuar si kusht në esencën e kontratës së shitblerjes, e nëse hipoteka është kushtëzuar në kontratën e shitblerjes, ibni Kudame tregon se për këtë çështje ka kundërthënie, porse e vërteta që ai mbështetë është lejimi i saj. Ai thotë:

Nëse palët kontraktuese shitblerjen e bëjnë me kusht që malli i shitur të jetë hipotekë për çmimin, kjo kontratë është e pa vlefshme. Ibni Hamidi ka thënë: E ky është edhe mendimi i imam Shafiut, sepse sendi i shitur kur është kushtëzuar hipotekimi i tij, nuk ka qenë pronë e tij, pavarësisht se është kushtëzuar që ai ta marrë e pastaj ta hipotekojë apo ta hipotekojë para se me marrë atë.. Mirëpo nëse hipotekimi nuk kushtëzohet në kontratën e shitblerjes, porse hipoteka e tij është tek ai pas blerjes, nëse është pas detyrimit të blerjes, atëherë me përparësi është lejimi. Vlerësohet kështu ngase këtë pasuri lejohet ta hipotekojë te dikush tjetër, atëherë lejohet edhe te ky ngjashëm si te të tjerët. Pastaj lejohet lejohet ta hipotekojë për ndonjë pagesë tjetër, atëherë lejohet ta hipotekojë edhe për këtë pagesë. Prandaj për çdo rast që lejohet qeverisja me të lejohet edhe hipotekimi me të, e nëse nuk lejohet, atëherë nuk lejohet dhe i përngjet shitjes së tij.[7]

  • Hipoteka e thjeshtë

Ekziston edhe një lloj tjetër i hipotekimit i cili gjendet nëpër ligjet e shumë shteteve islame. Te ky lloj hipotekimi shitësi nuk e merr fare pasurinë e lënë në hipotekë, porse ajo ngelë në dorën e blerësit, respektivisht huamarrësit, mirëpo huadhënësi (shitësi) në këtë rast mbanë të drejtën e kërkimit të shitjes së hipotekës nëse nuk blersësi nuk ka paguar sendin e blerë, me qëllim që të bëhet pagesa. Ky lloj i hipotekës disa herë quhet “hipotekë e thjeshtë- Simple Morgage” e disa herë Borxh lundrues.

Ky lloj hipoteke është si p.sh. pengdhënësi të lë hipotekë makinën e tij te pengmarrësi , porse makina ngelë në dorën e pengdhënësit dhe ai e përdorë për interesat e tij si të dëshirojë, por nuk lejohet ta bartë pronësinë e saj te personi i tretë, prandaj është borxh lundrues. Pengmarrësit i vërtetohet e drejta e shitjes së saj nëse pronari i saj nuk ka paguar borxhin. Kjo e drejtë pra quhet borxh lundrues. Mirëpo, çështja shtrohet, a lejohet sipas ligjit islam vërtetimi i borxhit përmes këtij lloji të hipotekimit?.

Ndoshta na paraqiten probleme në lejimin e tij kur e shikojmë nga aspekti i ligjit islam (fikhijen), sepse shumica e juristëve islam, për të qenë e vlefshme apo e kompletuar kontrata e hipotekës kanë kushtëzuar marrjen e hipotekës nga pengmarrësi. Kjo bazohet në ajetin kur’anor ku thotë:

وَإِن كُنتُمْ عَلَىٰ سَفَرٍ وَلَمْ تَجِدُوا كَاتِبًا فَرِهَانٌ مَّقْبُوضَةٌ

“E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie). El Bekare: 283 Në këtë lloj të hipotekës huadhënësi në realitet nuk merr asgjë nga huamarrësi, andaj duhet të jetë e pa vlefshme ky lloj i hipotekimit.

Mirëpo, në realitet juristët islam edhe pse kushtëzuan marrjen (kapjen) e pasurisë së hipotekës, ata në të njëjtën kohë lejuan që pas kësaj pengdhënësi të huazoj sendin e dhënë hipotekë dhe ta shfrytëzoj në interes të tij, e me këtë akt nuk prishet kontrata e hipotekës, saqë pengmarrësi ka të drejtë ta rikthejë kur të dojë. Në këtë rast nëse malli i lënë hipotekë, shkatërrohet në dorën e pengmarrësit, konsiderohet se shkatërrohet pasuria e tij. Pengmarrësi ka të drejtë ta shesë mallin e hipotekuar për ta plotësuar borxhin e tij nëse i ka kaluar afati i pagimit të borxhit dhe u jep kurajo borxhlinjve tjerë kur falimenton ose vdes borxhliu. Në veprën “el hidaje” nga imam Merginani thuhet:

Nëse Pengmarrësi ia ka dhënë hua pasurinë e hipotekuar pengdhënësit për ta shfrytëzuar ose për të kryer një punë, me marrjen e saj, kjo pasuri del nga sigurimi dhe përgjegjësia e pengmarrësit për shkak të kontradiktës së huas dhe hipotekës. Nëse prona shkatërrohet në dorën e pengdhënësit, ajo është shkatërruar pa asgjë për shkak të humbjes së sigurimit, kurse pengmarrësi ka të drejtë ta kthejë në dorën e tij kur të dojë ai, sepse kontrata e hipotekës ende ekziston, me përjashtim në dispozitën e sigurimit për momentin. A nuk e pa se nëse vdes pengdhënësi pra se ta kthejë pronën te pengmarrësi, pengmarrësi ka më shumë prioritet se sa të gjithë borxhlinjtë tjerë.[8]

Kështu zgjidhet çështja në rastin kur është kompletuar kontrata e hipotekës me marrjen (kapjen) e pronës nga pengmarrësi, e pastaj ia huazon të njëjtën pengdhënësit, mirëpo nëse pengmarrësi nuk e ka marrë fare pronën, atëherë a vërtetohet dispozita e huas në këtë rast?

Ajo që del në shesh nga tekstet e juristëve islamë është fakti se nuk vërtetohet kjo dispozitë në këtë rast, duke u bazuar në kushtin e marrjes së pasurisë së lënë peng nga pengmarrësi, por këtu ka një pikë vrojtuese ku mund të soditin juristët islam bashkëkohorë, e ajo është:

  1. Pengmarrësi në hipotekën e thjeshtë apo lundruese edhe nëse nuk ka marrë asgjë nga pasuria e lënë hipotekë porse ai në të shumtën e rasteve merr dokument pronësor, andaj supozohet t thuhet: Hipoteka është marrë me marrjen e dokumentin pronësor, pastaj sendi i marrë në hipotekë është shndërruar si hua në dorën e pengdhënësit.
  2. Motivi i kushtëzimit të marrjes në kontratën e hipotekës siç e kanë potencuar juristët islamë është mundësia e pengmarrësit që të sigurojë shlyerjen e borxhit me shitjen e atij sendi kur të ketë nevojë. Ky synim arrihet duke u mbështetur në kushtet e marrëveshjeve të njohura ligjore, prandaj supozohet se kapja apo marrja fizike nuk është e detyrueshme, sepse arrihet qëllimi përmes këtij kushti.
  3. Qëllimi nga hipoteka është dokumentimi dhe vërtetimi i borxhit, e sheriati ka lejuar që për arritjen e këtij synimi që borxhdhënësi të mbyllë pasurin e borxhmarrësit dhe ta pengojë të qeverisë në te derisa ta paguaj borxhin. Nëse borxhdhënësi pajtohet që të arrijë synimin edhe me më pak se kjo, që do të thotë sendi i hipotekuar të ngelë në dorën e pengdhënësit, kurse pengmarrësit ti ngelë vetëm e drejta e shlyerjes. Për këtë nuk ka kurrfarë pengese juridike.
  4. Në hipotekë lundruese,(e thjeshtë)interesi është i dy anshëm. Interesi i pengdhënësit është i dukshëm, sepse atij nuk i ndalohet shfrytëzimi i pronës së tij, kurse interesi i pengmarrësit është se ai e ruan të drejtën e plotësimit të borxhit pa siguruar asgjë se do t’i shkatërrohet. Qëllimi kryesor është se ndoshta borxhlinjtë dëmtohen me këtë pengmarrje në rast të falimentimit të pengdhënësit sepse Pengmarrësi ka më shumë të drejtë në atë pasuri se sa borxhit tjerë, dhe se dëmtimi i tyre nuk ka kurrfarë konsiderate në faktin se pasuria e lënë peng është në dorën e pengmarrësit apo edhe nëse e ka marrë e pastaj ia ka huazuar pengdhënësit, ashtu siç theksuam më parë. Prandaj konstatohet se vetëm ky dëmtim i thjeshtë nuk e prishë kontratën e hipotekës,
  5. Marrja (kapja) e mallit të lënë për hipotekë, ndoshta mund të jetë e arsyetuar me tregtinë ndërkombëtare, pra kur shitësi është në një vend e blerësi në një vend tjetër, kurse malli i lënë hipotekë kërkon shpenzime të mëdha për ta bartur nga një vend në vendin tjetër, dhe nuk ekziston mundësi tjetër për ta vërtetuar borxhin përveç këtij lloji të hipotekës.
  6. Garancia nga personi i tretë

Nga metodat e sigurimit të borxhit është edhe garancia e personit të tretë për plotësimin e borxhit. Kjo është kur personi i tretë merr për detyrim shlyerjen e borxhit nga pasuria e tij nëse borxhmarrësi i vërtetë nuk e paguan borxhin. Ky lloj i sigurimit në terminologjinë e jurisprudencës islame njihet me emrin “Kefaletun dorëzania”.

Për dorëzaninë (el kefaletu) janë shpjeguar dispozita të detajuara në librat e jurisprudencës islame, prandaj ne nuk do t’i përmendim në këtë studim tonin, por këtu duhet të dimë një pjesë nga dispozita e dorëzanisë, e ajo është pagimi i një tarife ose kushtëzimi mbi dorëzaninë. Vërtetë bankat tradicionale në kohën tonë nuk i sigurojnë askujt për shpagimin e borxhit, vetëm nëse garantuesit (dorëzanit) pajtohet që t’i jepet një tarife e përcaktuar për këtë çështje. Ndoshta kjo tarifë është e lidhur me madhësinë e borxhit, si p.sh. tre për qind (3%) ose katër për qind (4%) etj.

Në të drejtën islame është i njohur fakti se dorëzania është kontratë vullnetare sikur edhe kontrata e huas, andaj nuk lejohet pagimi i ndonjë tarife për këtë çështje. Mirëpo, ndoshta disa jurist bashkëkohorë që lejuan këtë tarifë të caktuar për dorëzaninë, sepse dorëzania në kohën bashkëkohore është shndërruar në një shtyllë të fuqishme për tregtinë bashkëkohore. Sot për këtë çështje janë formuar organizata dhe institucione të pavarura që afrojnë shërbime për dorëzani, dhe për këto shërbime paguajnë shuma marramendëse, prandaj kontrata e dorëzanisë nuk ka ngelur më kontratë vullnetare e pastër. Ajo sot është shndërruar në transaksion financiar për të cilën kanë nevojë tregtarët, në përgjithësi,e veçanërisht ata që merren me tregti ndërkombëtare. Nuk është lehtë të gjenden dorëzanë vullnetar, andaj duhet të lejohet që të jepet një tarif e caktuar për ta.

Mirëpo ky argument nuk është i vlefshëm, sepse sikur të ishte i vlefshëm, atëherë do të lejohej edhe pagesa për huan (kredinë), sepse të njëjtat fjalë përdoren edhe për kontratën e kredisë. Kredia edhe pse në esencë është kontratë vullnetare, ajo sot është bërë nevojë thelbësore për tregti. Janë formuar institucione të shumta për dhënie të kredisë, siç janë bankat. Edhe sot është vështirë të gjesh njerëz për të huazuar, por megjithatë askush nga juristët islamë nuk thotë se lejohet pagimi i interesit te kredia.

Në realitet dorëzania dhe kredia (huaja) nuk kanë ndryshime nga aspekti kontraktues vullnetar. Ashtu si nuk lejohet marrja e kamatës për kredinë (huan), gjithashtu nuk lejohet edhe marrja e një tarife për dorëzaninë, ndonëse marrja e tarifës për dorëzaninë ka më shumë përparësi për ndalim se sa interesi i kredisë (huas).

Ta shpjegojmë me një shembull. Paramendo sikur, Zejdi të ketë kërkuar nga Amri njëqind dollar hua.

Amri në këtë rast i kërkon dorëzanë. Vjen Halidi dhe i thotë Zejdit: Unë tash menjëherë po e paguaj borxhin tënd për ty, me kusht që ti më vonë të më japësh mua njëqind e dhjet dollar. Këto dhjetë dollar janë çmimi i shërbimit që po e bëjë me pagimin e borxhit tënd.

Pastaj vjen Bekri dhe i thotë Zejdit: Unë jam dorëzanë për borxhin tënd, me kusht që të më japësh dhjetë dollar si çmim për dorëzaninë. Këto njëqind janë hua për ty nëse vërtetë je i detyruar ti paguash.

Prandaj, ata që thanë për lejimin e tarifës për dorëzani që e ka përcaktuar Bekri është e lejuar kurse atë që e ka përcaktuar Halidi e ndaluar, edhe pse Halidi në realitet ka dhënë nga pasuria e tij, kurse Bekri nuk ka bërë asnjë veprim konkret, përveç ka marrë detyrim për dhënie kur të paguaj huan. Prandaj nëse tarifa e kërkuar nga ai që veç ka dhënë nga pasuria e tij e ndaluar (haram) në këtë rast Halidi, atëherë kërkimi i tarifës vetëm për marrje të obligimit është më me përparësi që të ndalohet (haram) në këtë rast Bekri.

Thënë ndryshe, nëse dorëzani është i detyruar për shpagimin e borxhit në vend të borxhmarrësit, atëherë nuk lejohet për të që të kërkojë nga borxhmarrësi më shumë se sa ka paguar. Nuk lejohet të shtojë diç më tepër se borxhi sepse kjo konsiderohet kamatë e ndaluar (haram), atëherë si mund ti lejohet shtimi atij që vetëm ka marrë për obligim të paguaj në momentin e caktuar e që deri më tani nuk ka paguar asgjë.?!

Me këtë na bëhet e qartë se nuk ka mundësi të thuhet se lejohet pagimi i tarifës së caktuar dorëzanin[9] . Atëherë cila është alternativa juridike që mund ta implementojnë bankat islame, veçanërisht në operacionet tregtare ndërkombëtare dhe në lëshimin letrave të kredisë.?

Përgjigja e kësaj do të ishte: Lejohet për Bankën Islame të përcaktojë për tarifa për klientët e saj dy gjëra, që janë:

  1. Shpenzimet reale që i bënë në operacionin për nxjerrjen e letrave të sigurimit të kredisë, dhe
  2. Tarifën për të gjitha punët që ndërlidhen në cilësinë e dorëzanit, agjentit, ndërmjetësuesit, furnizuesit apo eksportuesit, por nuk lejohet që të kërkojë tarifë të veçantë për vetë dorëzaninë dhe sigurimin.
  3. Vërtetimi i borxhit përmes kambialit

Ndodhë që vërtetimi i borxhit të bëhet në mënyrë që blerësi të nënshkruaj në një dokument të shkruar në të cilin pranon borxhin ndaj shitësit me çmim të përcaktuar deri në afatin e caktuar dhe obligohet me pagimin e borxhit deri në një afat të caktuar. Ky dokument i shkruar në traditën bashkëkohore njihet si kambiale. Data në të cilën detyrohet të paguaj këtë borxh quhet data e maturimit.

Vërtetimi i borxhit përmes kambialit , është veprim i lejuar sipas sheriatit, bile edhe veprim i preferuar. Kjo vërtetohet me ajetin kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا تَدَايَنتُم بِدَيْنٍ إِلَىٰ أَجَلٍ مُّسَمًّى فَاكْتُبُوهُ

“O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë”. El Bekare: 282.

Mirëpo në ndërkohë paraqitet problemi sa i përket kambialit sepse ajo sot është bërë instrument i diskutueshëm. Kjo ndodh kur bartësi i kambialit është borxhëdhënësi origjinal dhe i njëjti ia shet kambialin palës së tretë me një çmim më të ulët se sa shkruan aty, krejt me qëllim që të vijë sa më shpejtë të arrijë deri te sasia para se t’i kalojë afati i kambialit. Kjo shitje e kambialit quhet zbritje e kambialit ose zbritje e faturës. Prandaj sa herë që dëshiron bartësi i kambialit që të shpejtojë arritjen dhe marrjen sasisë, shkon te personi i tretë që zakonisht në këtë rast janë bankat dhe ia paraqet dokumentin. Banka e pranon pasi pronari i tij të nënshkruaj në shpinën e kambialit se tërhiqet nga kjo sasi e përcaktuar në të me zbritje për të cilën merren vesh mes veti. Zbritja e kambialit në këtë formë nuk është veprim i lejuar sipas së drejtës islame. Ky mos lejim është ose për shkak se këtu arrihet shitja e borxhit prej personit që nuk ka borxh, ose është nga parimi i shitjes së parave me para me diferencë dhe me afat të caktuar, e ndalimi i këtij veprimi vërtetohet me hadithet që flasin për kamatën el fadl.@

Mirëpo ky trajtim mund të përmirësohet duke ndryshuar metodën e saj. Kjo arrihet kur pronari i kambialit autorizon bankën për të kërkuar pagimin e borxhit të tij nga blerësi, e ky është pronari i labiales dhe atij ti paguaj tarifë për këtë shërbim. Pasja merr hua nga banka me sasinë e kambialit dhe i lejon atij të paguaj këtë borxh që e merr nga blerësi pasi të bëhet maturimi i kambialit. Në këtë rast kemi dy procese të veçanta që janë:

Procesi i parë: trajtim të autorizimit (prokurës) për kërkimin e borxhit, me një pagesë të caktuar

Procesi i dytë: Trajtimi i huas nga banka dhe leja për kërkimin e huas nga borxh i shpresuar pas maturimit të kambialit.

 Që të dyja këto procese kanë bazë juridike islame. Sa i përket procesit të parë, kaa bazë për shkak se në esencë ajo është autorizim (prokurë) me pagesë, e një veprim i tillë është i lejuar. Kurse sa i përket procesit të dytë, sepse ajo është hua pa kurrfarë kushti për shtim të huas, e edhe ky veprim është i lejuar. Mirëpo për të qenë këto dy procese të vlefshme duet ditur dy çështje, që janë:

Çështja e parë: Që njëra kontratë të mos kushtëzohet me tjetrën, pra të mos kushtëzohet huaja për prokurën e as prokura për huan, dhe

Çështja e dytë: Pagesa për prokurë të mos jetë e lidhur me afatin e maturimit të kambialit.

E katërta: Rënia e një pjese të borxhit në këmbim të   përshpejtimit

Nga praktika që përdorin disa tregtarë sa i përket çështjes së trajtimit të borxhit të afatizuar është edhe falja e një pjese të borxhit, me kusht nëse borxhëmarrësi përshpejton kthimin e borxhit. Shembulli i kësaj është: Nëse Zejdit i ka borxh Amri njëmijë lek, e në këtë rast Zejdi thotë: mi përshpejto kthimin e borxhit, mi kthe mua nëntëqind lek, ti falë njëqind tjera. Ky lloj i marrëdhineve në të drejtën islame njihet me emrin “Da’ ve teaxh-xhel”.

Sa i përkeet dispozitës juridike të kësaj veprimtarie, fukahat islamë kanë kundërthënie mes veti.

  • Abdullah ibni Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me te) nga radhët e sahabëve, Ibrahim Nehaiju nga radhët e gjeneratës së dytë (tabiinëve), Zufer ibn Hudhejli nga shkolla juridike hanefite, Ebu Thevri nga shkolla shafiite, janë të mendimit se një veprim i tillë lejohet.
  • Transmetohet nga Abdullah ibni Omeri, Zejd ibni Thabiti nga sahatet, Muhamed ibni Sirini, Hasan Basriju, Ibni Musejjibi, Hakem ibni Utejbe dhe Sha’biju (Allahu i mëshiroftë të gjithë) nga tabiinët janë të mendimit se një veprim i tillë nuk lejohet[10]. Ky mendim është transmetuar edhe nga krerët e katër shkollave juridike.

Ekzistojnë dy hadithe merfu (të ngritura te pejgamberi a.s.) që kundërshtohen mes veti, e në senedin e secilt prej tyre ka dobësi.

Hadithi i parë: E ka bërë tahrixh imam Bejhekiju me sende nga Ibni Abasi r.a. i cili ka thënë: Pasi që kishte dhënë urdhër Pejgamberi a.s. për nxjerrjen e fisit Beni Nadir nga Medina , kishin ardhur disa njerëz te Pejgamberi a.s. dhe i kishin thënë: O i Dërguari i Allahut, ti ke urdhëruar nxjerrjen e tyre nga Medina, por atyre njerëzit u kanë borxh të pa zgjidhur. Pejgamberi a.s. tha: Hiqni dorë (nga një pjesë) dhe shpejtonie borxhin”[11]

Ky hadith është argument për lejimin e këtij veprimi, porse këtë hadith e kundërshton hadithi i bërë tahrixh nga Bejhekiju në kapitullin vijues me transmetim nga Mikdad ibni Esvedi i cili thotë: i dhash njëqind dinar borxh nga një njeriu. Pastaj i thash: mi përshpejto mua nëntëdhjetë dinar, e unë heq dorë prej dhjetë dinarëve. Tha: Në rregull, e unë këtë veprim ia përmenda të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. e ai më tha: Paske ngrënë kamatë o Mikdad.[12]

Imam Bejhekiju ka sqaruar se që të dy këto hadithe kanë dobësi në senedet e tyre, andaj asnjëri prej tyre nuk prodhon argument.

Shumica e juristëve islam kanë anuar dhe kanë zgjedhur mendimin e ndalimit, sepse shtimi i borxhin në këmbim të afatit është kamatë e pastër, atëherë ngjashëm edhe heqja dorë nga një pjesë e borxhit në përshpejtim të pagimit, është po në atë kuptim.

Sa i përket tregimit të fisit Beni Nadir, ai nuk është argument . Së pari për shkak të dobësimit të senedit të hadithit, e së dyti edhe sikur të vërtetohej ky tregim nga aspekti i senedit, mund të thuhet: ngjarja e largimit të fisit beni Nadir ka ndodhur vitin e dytë sipas hixhretit, e kjo ishte para zbritjes së ndalimit të kamatës.

Imam Shemsul Eimeti Es-Serahsij përmend këtë ngjarje dhe argumenton me të se nuk ka kamatë mes myslimanit dhe jomyslimanit i cili jeton jashtë shtetit islam me të cilin nuk ka marrëveshje paqeje, duke thënë: “Pasi u evakuua fisi Beni Nadir thanë: ne u kemi borxh njerëzve. Tha: “hiqni dorë nga një pjesë dhe shpejtoni ato”. Është i njohur fakti se ky lloj trajtimi mes myslimanëve nuk lejohet. Pra, nëse dikush i ka borxh tjetrit me afat të përcaktuar, e borxhdhënësi heq dorë nga një pjesë e borxhit që borxhmarrësi t’ia shpejtojë shpagimin e borxhit, ky veprim nuk lejohet. Këtë veprime ka urryer Omeri, Zejd ibnI Thabiti dhe Ibni Omeri Allahu qoftë i kënaqur me ta”[13].

Si rezultat i kësaj përgjigje na paraqitet fakti se myslimanët ishin në gjendje lufte me fisin Beni Nadir, andaj lejohej për ata që të heqin dorë nga tërë pasuria e tyre në atë gjendje, prandaj nëse heqja dorë nga një pjesë e pasurisë lejohet edhe me më prioritet.

Aspekti tjetër për arsyetimin e tregimit të fisit Beni Nadiir është se çifutët u jepnin borxh njerëzve me kamatë, e i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte urdhëruar që të heqin dorë ishte kamata, pra shtimi mbi bazën e pasurisë, e nuk i kishte urdhëruar të heqin dorë nga vetë baza e pasurisë. Këtë e përforcon fakti se Vakidiu këtë ngjarje e kishte treguar në sijerin e tij, duke thënë:

“I dërguari i Allahut s.a.v.s. e përzuri fisin Beni Nadiir nga Medina. Për nxjerrjen e tyre e kishte autorizuar Muhamed ibn Mesleme, e ata thanë: Ne u kemi borxh njerëzve me afat të caktuar kohor. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tha: “Përshpejtoni dhe hiqni dorë nga një pjesë e saj”. Ebu Rafi ibni Ebi El Hakiki i kishte borxh Usejd ibni Hudejrit njëqindenjëzet dinar për një vit, pastaj u morën vesh dhe u pajtuan që të marrë bazën e pasurisë së tij që ishte tetëdhjetë dinar dhe të heqë dorë nga pjesa tjetër.[14]

Ky transmetim na e bënë të qartë se bëhet fjalë për kamatën e nuk bëhet fjalë për heqje dore nga kapitali.

Nga këtu, shumica e juristëve islam janë të mendimit se opsioni “hiq dorë dhe përshpejto borxhin” është veprim i ndaluar (haram). Imam Maliki r.a. pas transmetimit të disa haditheve nga Zejd ibni Thabiti dhe Ibni Omeri r.a. ka thënë:

Imam Maliki ka thënë: ç’ështja e cila është e urryer tek ne pa kurrfarë dileme është kur një njeri i ka borxh një njeriu tjetër me një afat të caktuar, e pastaj borxhdhënësi të heq dorë nga një pjesë e pasurisë së tij që të përshpejtojë pagimin e borxhit. Imam Maliki thotë: Kjo është e ngjashme sikur borxhdhënësi ti shtyjë afatin e pagimit të borxhit borxhmarrësit dhe ti rrisë çmimin e kthimit. Kjo është kamatë e pastër në esencë dhe pr të nuk ka dyshim”.[15]

Imam Muhamed në Muvatain e tij, pas transmetimit të hadithit të Zejd ibni Thabitit thotë:

“Imam Muhamedi thotë: ”Ne veprojmë sipas kësaj. Kush ka një borxh ndaj një njeriu tjetër për t’ia kthyer, dhe kërkon nga ai që të heq dorë për një pjesë të pasurisë e ai t’ia përshpejtojë pagesën tjetër, nuk duhet vepruar këtë veprim, sepse ai përshpejton një pakicë për një shumicë borxh. Ai është sikur të kishte shitur pak me para në dorë, me një shumë të madhe borxh, e ky është mendimi i Omer ibn Hatabit, Zejd ibni Tabitit, Abdullah ibni Omerit dhe mendimi i Ebu Hanifes”[16]

Ibni Kudame në veprën e ti “el mugni” thotë:

Nëse një njeri i ka borxh një njeriu tjetër dhe duhet ta paguaj me afat të caktuar, e më pas borxhëlisë së tij i thotë: Ma fal një pjesë të borxhit e pjesën tjetër ta paguaj menjëherë” ky veprim nuk lejohet. Këtë veprim e ka urryer Zejd ibni Thabiti, Ibni Omeri, Mikdadi, Seid ibni Musejjibi, Salimi, Hasani, Hamadeja, Hakimi, Shafiiju, Maliki Thevriju, Hushejmi, Ibni Alije, Is’haki dhe Ebu Hanife. Mikdadi dy burrave që kishin bërë këtë veprim u kishte thënë: Për të dy ju, shtë shpallur lufta nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Transmetohet nga ibni Abasi se ai ka thënë: S’ka gjë të keqe në te. Një mendim i tillë është transmetuar edhe nga Nehaiju dhe Ebu Thevri, sepse sipas tyre, ai e merr një pjesë të së drejtës së tij dhe heq dorë nga një pjesë tjetër. Një veprim i tillë lejohet, ashtu sikur të ishte pagimi i borxhit i menjëhershëm. Harrakiju thotë: Nuk ka gjë të keqe që skllavi i cili ka kontratë me zotërinë tij të paguaj çmimin e caktuar para kohe e zotëria i tij të heq dorë nga një pjesë e pagesës.. (tre rreshta pa kpërkthy faqe 29)

Duke u mbështetur në këto tekste nga e drejta islame, ajo që përkrahet është ndalimi i heqjes dorë të një pjese të borxhit përkundër heqjes dorë nga një pjesë e kohës.

  1. (Vendos dhe nxito) në borxhet e pa përcaktuara me afat kohorë

Dispozita e ndalimit ka të bëjë me borxhet që kanë afat të përcaktuar për kthimin e tyre. Sa i përket borxheve të cilat nuk kanë afat të përcaktuar për kthimin e tyre, pra për borxhet për të cilat në kontratë nuk është kushtëzuar afati i pagimit të tyre, porse vonimi i pagimit bëhet kryesisht për arsye tjera. Në këto raste nuk ka ka të keqe asgjë nëse palët kontraktuese pajtohen mes veti dhe të merren vesh që borxhdhënësi të heq dorë nga një pjesë e borxhit me kusht që borxhmarrëi ti paguaj pjesën tjetër menjëherë. Këtë e kanë sqaruar juristët e medhhebit hanefij, ku në veprën “el hidaje” thuhet:

Kush i ka borxh tjetrit njëmijë dërhem dhe borxhdhënësi i thotë: mi jep mua nesër pesëqind dërhem nga borxhi, e më pas je i falur nga pjesa tjetër, atëherë ai është i falur”[17].

Poashtu edhe shkolla juridike e medhhebit Malikij, ku në veprën “el mudevinetul kubra” thuhet: “SI mendon, nëse nj njeri më ka borxh njëmijë dërhem me afat të pa përcaktuar, e unë i them: Nëse mi paguan njëqind dërhem në fund të muajit, atëherë nëntëqind dërhem ja tuat, e nëse nuk mi jep, atëherë të gjitha të ngelin borxh. Tha: Imam Maliki tha: Nuk ka gjë të keqe këtu, nëse ia jep në krye të muajit, atëherë ndodhë ashtu si ka thënë dhe i falen nëntëqind tjerat, e nëse nuk ia paguan në krye të muajit, atëherë duhet të paguaj tërë borxhin.

Pastaj ka përmendur edhe çështje tjera nga ky lloj, ku thotë: “I thash: çka mendon sikur një njeri të mi ketë mua borxh njëqind dinarë dhe njëqind dërhem pa afat të caktuar, pastaj jemi marrë veshë për njëqind dinar dhe një derhem të mi paguaj në dorë. Tha: Nuk ka gjë të keqe[18].

Pastaj atë që e përmend me transmeti nga Isa në kataraktet e tij nga libri “el medjanu ve et-teflis” tekstualisht thotë: Është pyetur për një njeri që borxhliut të tij i thotë: nëse nxiton të ma paguash hakun tim kaq e kaq pjesa tjetër të falet nëse ma paguan brenda një ore ose një kohe që i përcaktohet, e ai ia paguan me para të gatshme sipas përcaktimit kohor me përjashtim të një dërhemi ose gjysmë dërhemi ose më shumë se kaq, atëherë falja a është e detyrueshme. Tha: Nuk mendoj se falja është detyrueshme nëse nuk e ka përmbushur tërësisht atë që i është përcaktuar. Pra mendimi i ti ishte se ai ka të drejtë të plotësojë atë që ka kushtëzuar. Muhamed ibni Rushdi ka thënë:Kjo çështje, për të ka katër mendime. Njëri prej tyre është mendimi në këtë transmetim, pastaj ngjashëm me të në në fund të librit “kitabu es-sulhi” nga “el muve-vinetu” se pjesa e falur nuk detyrohet vetëm nëse plotësohet kushti deri në kohën e përcaktuar, e ky është mendimi më i vërtetë.[19]

Kjo është e qartë nga dijetarët e shkollës juridike hanefite dhe malakite për lejimin e procesit vendos dhe nxito për borxhet që nuk janë të afatizuara me kohë. Si duket edhe medhhebet tjera janë dakord me këta, sepse ata kur përmendën ndalimin e këtij procesi, e lidhën me borxhet e afatizuar, ashtu siç e ka theksuar Ibni Kudame këtë çështje. Për këtë përmendem citatet pak më here. Pra, dihet se konceptet në fikhut islam janë argument, e kjo argumenton lejimin e vendos nxito për borxhet e pa përcaktuara në kohë.

Shejh Veijullah Dehleviju , pasi përmendi tregimin e Ka’b ibni Ebi Hadredit për faljen e gjysmës së borxhit[20], ka thënë:

“Dijetarët në zbatimin dhe harmonizimin e kësaj dispozite dhe haditheve të transmetuar kanë thënë: hadithet kanë të bëjnë me borxhet e afatizuar me kohë, kurse dispozita e lejimit me borxhin e pa afatizuar me kohë.. Në librin “err-rrahmetu” dijetarët janë unik se kush i ka borxh ndonjë njeri atij me afat të përcaktuar, nuk i lejohet atij të heq dorë nga një pjesë e borxhit para kalimit të afatit me qëllim që pjesa tjetër ti paguhet me urgjencë, mirëpo nuk ka asgjë të keqe nëse këtë veprim e bënë pasi ti ketë kaluar afati i kthimit të borxhit.

Dallimi mes borxhit të afatizuar dhe borxhit të pa afatizuar është i dukshëm, nga aspekti se te borxhi i pa afatizuar nuk kushtëzohet afati dhe në te nuk bëhet përshpejtimi i ndonjë të drejte të borxhmarrësit dhe se këtu afati është reduktuar, andaj nuk mund të thuhet: se pjesa e falur e borxhit është kompensim për afatin kohor dhe nuk është në kuptimin e kamatës.

Ajo duhet të përmendim në këtë rast se huaja e mirë nuk përkufizohet me kohë sipas juristëve hanefij, shafij dhe hanbelij, kurse mund të afatizohet vetëm te juristët malikij. Ibni Kudame ka thënë:

Afati i huas nuk afatizohet, ai është i pa kufizuar. Çdo hua që është i lirë nga afati nuk shndërrohet dhe nuk konsiderohet borxh i përshpejtuar në afat me shpejtimin e tij. Kështu ka thënë El Harith el Ukelij, Evzaiju, Ibni Mundhiri dhe Shafiu. Imam Maliki dhe Lejthi kanë thënë: Përshpejtohen të gjitha borxhet me përshpejtim. Ebu Hanife thotë: në hua është kompensim i dëmtuar si fjala e jonë”.[21]

Imam Ajniju ka thënë: “Juristët islam kanë kundërthënie në vonimin e borxhit në hua të afatizuar. Imam Ebu Hanife dhe nxënësit e tij kanë thënë: Pavarësisht se huaja (kredia) është afatizuar apo e pa afatizuar, ai ka të drejtë ta marrë kur të dojë. Ngjashëm është edhe huaja dhe të tjerat të kësaj natyre. Vlerësohet kështu ngase sipas tyre kjo është s çështja e pritjes dhe dhuratës së pa pranuar (marrë). Ky është mendimi i Harithit el Ukajliut dhe shokëve të tij dhe Ibrahim Nehaijut. Ibni Ebi Shejbe ka thënë: ne veprojmë me këtë. Imam Maliki dhe shokët e tij kanë thënë: Nëse i jep hua me afat, e pastaj dëshiron ta rimarrë para afatit, kjo nuk është e drejtë e tij.[22]

Sipas mendimit të atyre që thonë, se borxhi nuk përshpejtohet me përshpejtim, lejohet formula “vendos nxito” te huaja, sepse huaja është nga borxhet e paafatizuara te të cilat lejohet parimi “vendos , nxito”. Argument për këtë kan hadithin e Ka’b ibni Malikit se vërtetë atij i kishte borxh Abdullah ibn Ebi Hadred El Eslemiju dhe një ditë e kishte takuar dhe ia kishte kërkuar borxhin. Debatuan mes veti saqë e ngritën edhe zërin, kur aty pari kaloi Pejgamberi a.s. dhe tha: “O Ka’b” dhe i simbolizoi me dorën e tij, sikur ti thoshte: Gjysmën, Ai e mori gjysmën e borxhit dhe pjesën tjetër ia la atij.[23]

  • Heqja dorë te përshpejtimi pa kusht

Kështu qëndron çështja te ndalimi i heqjes dorë në momentin e përshpejtimit të borxhit për borxhet e afatizuara. Kjo është nëse borxhdhënësi ka përcaktuar kusht për përshpejtimin, e nëse e përshpejton borxhëmarrësin për kthimin e borxhit pa e kushtëzuar, kjo lejohet për borxhdhënësin që të heq dorë nga një pjesë e borxhit në formë vullnetare dhe humane. Kështu e ka interpretuar Xhesasi. Hadithet (el tharu) që argumentojnë lejimin e formulës “vendos nxito” janë: Xhesasi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Lejimi i disa dijetarëve nga selefët kur kanë thënë: nxitoma mua kthimin e borxhit, e unë të fali një pjesë të tij. Lejohet që ky veprim të ketë qenë i lejuar nëse ka qenë i pa kushtëzuar, që si të heq dorë nga një pjesë e borxhit pa kusht, e pjesën tjetër të borxhit ia lenë atij pa kusht.[24]

  • (Vendos dhe nxito) në fitim e afatizuar

Heqja dorë nga një pjesë e borxhit të afatizuar me kusht nëse borxhliu e paguan borxhin para kohe, është veprim i ndaluar te shitblerja me pazarllëqe (bej’ul musaveme), do të thotë nga shitblerja e lirë në të cilën kontrata e shitblerjes nuk bëhet duke përcaktuar shitësi edhe sasinë fitimit nga ajo pasuri. E nëse kontrata e shitblerjes përcakton edhe sasinë fitimit, që nënkupton se shitësi në të sqaron shtimin e pagesës për shkak të afatit kohor. Dijetarët e mëvonshëm nga shkolla juridike hanefite kanë dhënë fetvanë se nëse borxhmarrësi e paguan borxhin e tij para afatit të përcaktuar ose vdes para përfudnimit të afatit. Atëherë shitësi (borxhdhënësi) nuk i merr pagesë më shumë se sa ditë që kanë kaluar, dhe nuk e inkorporon llogarinë e borxhit të tij për afatin e ngelura. Imam Haskefiju në veprën “Ed-durrul muhtar” thotë:

“Nëse borxhliu ka paguar borxhin e afatizuar para kohës së përcaktuar ose vdes, atij borxhi i skadon afati me vdekjen e tij, andaj borxhin e merr nga pasuria e lënë pas vdekjes, por nuk merr fitimin për të cilin janë marrë vesh, vetëm se për aq ditë sa kanë kaluar. Kjo është përgjigja e dijetarëve të mëvonshëm të shkolla juridike hanefite “el kun’je” dhe me këtë përgjigje ka dhënë fetva merhumi Ebu Es-suud efendiu, myftiu i Rumelisë, e këtë e ka shpjeguar me mëshirë për të dya palët”.

Ibni Abidini nën këtë thotë: “Nuk merr nga profiti (fitimi). Kjo çështje duket kështu: Nëse njeriu ka blerë një artikull për dhjetë dërhem me para të gatshme e pastaj ia shet tjetrit për njzet dërhem me afat kohor për dhjetë muaj. Nëse blerësi i dytë e paguan sendit pas pesë muajve ose vdes pas pesë muajve, shitësi merr fitimin e pesë muajve, dhe braktisë fitimin për pesë muaj tjerë.[25]

Pikërisht kjo mesele është përmendur edhe në veprën “tenkihul fetave el hamidije”, e aty shtohet edhe kjo:

Pyetja:“Është pyetur për rastin kur Zejdit i ka borxh Amri një sasi të njohur, të ditur, me kontratë fitimi për një vit. Pastaj njëzetë ditë pas kontratës vdes borxhliu, pra Amri, atëherë kontrata e borxhit shndërrohet në borxh të pa afatizuar dhe pagesën e bëjnë trashëgimtarët e Amrit, por a merret diçka nga fitimi apo jo?

Përgjigja: Dijetarët e mëvonshëm kanë dhënë përgjigje se në këtë rast nuk merret asgjë nga fitimi për të cilin janë marrë vesh palët mes veti, vetëm se për sa ditë që ka qenë gjallë borxhliu. Dijetarit t madh dhe shejhut Nexhmudin i është thënë: “A po jep fetva me këtë qëndrim”? Tha: Po.. Kështu qëndron në veprën “el anarevij” në “et-tenvir” dhe me këtë qëndrim kanë dhënë fetva mevlana Ebu Es-suudi.[26]

Vërejmë se kjo fetva e dijetarëve të mëvonshëm nga shkolla hanefite bënë dallimin mes shitblerjes musaveme dhe shitblerjes murabeha, në të cilën shitësi sqaron shtimin e çmimit për shkak të afatit, prandaj nuk lejohet principi “vendos nxito” në shitblerjet musaveme siç potencuam edhe më parë, dhe lejohet në shitblerjet me fitim.

Ndoshta ata kanë dhënë fetva duke u mbështetur në faktin se, afati nëse nuk është i vlefshëm për marrje të kompensimit për të në mënyrë të pavarur, por lejohet të vendohet përballë diçkahit nga parat si garancion. Meqë baza shitblerjes me fitim është duke e sqaruar fitimin, lejohet që të ketë diçka nga fitimi përballë afatit, dhe çështja bëhet sikur ajo të jetë cilësi në sendin e shitur, e kur mungoj ajo cilësi me dhënien e borxhit para afatit, ose për shkak të shndërrimit të borxhit pa afat të kufizuar, atëherë pakohet edhe çmimi- pagesa aq sa pakohet afati. Në këtë kuptim ka sinjalizuar Ibni Abidini kur e shpjegon këtë mesele, dhe thotë:

Është adresuar se fitimi qëndron përballë afatit, sepse afati edhe pse nuk është kapital dhe nuk mund të ketë asnjë çmim për të, megjithatë e konsideruan si pasuri (kapital) në kontratën e shitblerjes me profit (fitim) kur të përmendet afati, përballë shtimit të çmimit. Nëse e ka marrë tërë pagesën para se të shndërrohet në kontratë pa afat, konsiderohet se ka marrë pagesë pa kompensim”.[27]

Ky instruksion ka një peshë, megjithatë është në kundërshtim me argumentet të cilat i përmendëm më parë për ndalimin e principit “vendos nxito”, sepse ato janë transmetuar për të gjitha borxhet e afatizuara pa bërë dallimin mes shitblerjes me pazarllëk (bej’ul musaveme” dhe shitblerjes me fitim “bej’ul murabeha”. Të vepruarit me këtë fetva e bënë shitblerjen me fitim dhe shitblerjen me këste që sa më shumë t’i përngjasë sistemit të transaksioneve kamatore e cila përcakton sasinë e obliguar të borxhit qoftë shumë apo pak të lidhur me afatin e ndryshëm të pagimit. Prandaj unë nuk e shoh të përshtatshme të veprohet me këtë fetva në shitblerjen me këste e as në kontratën e shitblerjes me fitim me të cilën po veprojnë bankat islame. Vallahu ealem.

E Pesta: Shitblerja e pa afatizuar për shkak të   neglizhimit të pagimit të disa kësteve.

Në disa marrëveshje për kontratën e shitblerjes me këste regjistrohet se nëse blerësi nuk e paguan këstin në kohën e përcakaatuar me kontratë, atëherë edhe këstet tjera shndërrohet të pa afatizuara dhe në këtë rast lejohet që shitësi të kërkojë blerësit tërë vlerën e kontraktuar që ta paguajë menjëherë. Çështja është: A lejohet ky kusht në të drejtën islame apo jo?

Kjo çështje është trajtuar në disa nga veprat e juristëve hanefij. Në veprën “hulasatul fetave” thuhet: “Sikur të thotë: Sa herë që hynë ylli (hëna- pra plotësohet muaji) dhe nuk ke paguar këstin, atëherë borxhin duhet paguar menjëherë. Ky kusht është i vlefshëm dhe borxhi shndërrohet në pagesë të menjëhershme.[28]

Kjo çështje është përmendur edhe në veprën “ el fetave el bezazije” e shtrembëruar dhe nuk ndërtohet kuptim në te. Në këtë ka tërhequr vërejtjen Remliju në shpjegimin e tij që i bënë librit “Xhaiul fusulejni” dhe ka thënë: “Në veprën “el bezazije” thuhet: prishja e afatit prishte me kusht të prishur, sikur të thotë: sa herë që të hyjë hëna dhe nuk e ke paguar këstin, atëherë borxhi shndërrohet në borxh pa afat”

Teksti në veprën “ el hulasatu” është: Prishja e afatit prishet me kusht të prishur, sikur të thotë: sa herë që të hyjë hëna dhe nuk e ke paguar këstin, atëherë pasuria shndërrohet në pasuri e paafatizuar dhe pasuria është paafatizuar. Allahu e di më së miri.

 Këto tekste nga literatura e së drejtës islame na japin me kutua se lejohen kushte të tilla. Atëherë kur blerësi neglizhon pagesën e disa kësteve kur ti kalojë koha e pagesës, lejohet që shitësi t’ia kërkojë blerësit që menjëherë t’i paguaj të gjitha këstet e ngelura. Mirëpo nga ajo ë përmendëm nga mendimet e disa juristëve të mëvonshëm nga shkolla hanefite për çështjet e shitblerjes me fitim, që shitësi të mos i kërkojë blerësit fitimin më shumë se sa koha që e ka shfrytëzuar, andaj kush vepron më atë fetva, të njëjtën le ta marrë edhe në këtë çështje, e kush nuk vepron me atë fetva, siç është edhe mendimi i jonë, ai jep fetva për pagimin e plotë të menjëhershëm të parave në rastet kur blerësi ka neglizhuar të paguajë disa këste. Vallahu ealem.

E gjashta: Çështja e kompensimit në dëmin e shkaktuar për shkak të zvarritjes.

Ka edhe një problematikë tjetër që duhet trajtuar e që ndërlidhet me kontratën e shitblerjes me këste. Ky problematikë është, kur blerësi që është borxhmarrësi, zvarritë pagimin e këstit kur ti kalojë koha e pagimit, ose nuk ka bërë pagimin e disa kësteve në kohën e përcaktuar. Nëse ky mospagim vjen si rezultat i ndonjë vështirësie, atëherë kur’ani fisnik e ka sqaruar qartë dispozitën e saj, kur thotë:

وَإِن كَانَ ذُو عُسْرَةٍ فَنَظِرَةٌ إِلَىٰ مَيْسَرَةٍ وَأَن تَصَدَّقُوا خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ 

“Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje deri sa të vijë në një çlirim. El Bekare: 280. Nga ajeti kur’anorë qartë kuptohet se borxhdhënis në këtë rast shitësi ka për obligim që të bëjë një pritje derisa ti evitohen vështirësia dhe t@i mundësohet pagimi i borxhit. Nuk lejohet që shitësi pra borxhdhënësi t’i shtojë diçka më shumë se baza sepse kjo është kamatë pastër pa kurrfarë dileme.

Mirëpo, ka edhe raste kur mos pagesa e borxhit bëhet për shkak të neglizhimit dhe zvarritet pa kurrfarë arsyetimi apo vështirësie. Këtë fenomen ne e vërejmë shpesh ditëve të sodit për shkak të mungesës së ndjenjës fetare dhe morale. Te të tillët është ulur niveli fetar dhe ai i amanetit, dhe shumica prej tyre nuk ndiejnë kurrfarë përgjegjësie për larjen e borxhi në kohën e caktuar, dhe kështu në këtë formë dëmtohet borxhdhënësi për shkak të zvarritjes së pagesës së borxhit.

Me problemin e zvarritjes dhe neglizhimit të borxhit sot ballafaqohet çdo borxhdhënës, porse ato që vuajnë më shumti dhe që pësojnë dëme më të mëdha janë bankat islame, sepse bankat tjera që veprojnë sipas sistemit kamatar luan një rol të rëndësishëm në presionin që i bën borxhmarrësit për pagimin e borxhit në kohën e vet sepse në të kundërtën ballafaqohet me shtesa dhe kamata të shumëfishta. Mirëpo, meqë sipas së drejtës islame meqë tek borxhi nuk mund të vendose shtim për shkak të neglizhimit apo zvarritjes së borxhit, atëherë borxhliu shfrytëzon maksimalisht këtë pozicion dhe zvarrit borxhin sa të dojë deri në pafundësi! Dihet se elementi kohë ka një peshë të madhe në sistemin e tregtisë në kohën bashkëkohore, e veçanërisht në sistemin bankar bashkëkohor. Atëherë, a ekziston ndonjë element mbrojtës për ta evituar këtë zvarritje të borxhlive që shkakton dëm borxhdhënësve, e me theks të veçantë bankave islame?

Ajo që unë mendoj është se kjo çështje nuk paraqet problem të madh sikur të gjitha bankat në vend aplikojnë një metodologji juridike unifikuese, e kjo metodologji është kur borxhmarrësit zvarritës të sanksionohet me mos lehtësimin e shfrytëzimit të dobive bankare në të ardhmen. Pra emri i tij të regjistrohet në listën e zezë dhe të mos bashkëpunoj me të asnjë bankë në vend. Mendoj se një kërcënim i tillë do të ketë ndikim pozitiv dhe do t’i bëjë presion për larjen e borxhet më shumë se sa shtesa që i bëhet (kamata). Poashtu sipas sheriatit islam lejohet që ky zvarritës të sanksionohet me sanksion diskrecional tjetër. Kjo mbështetet në hadithin e Pejgamberit a.s. ku thotë: “Zvarritja (e borxhit) nga i pasuri është padrejtësi (dhulm)[29] Poashtu edhe hadithi tjetër ku thotë: “Zvarritësi i pasur, lejohet sanksionimi i tij”[30]

Mirëpo, hapi i parë është futja e emrit të zvarritësit në listën e zezë. Ky hap do të ketë ndikim dhe të jap efekt nëse të gjitha bankat ndjekin një metodologji të njëjtë. Hapi i dytë është shqiptimi i sanksionit diskrecional që ka nevojë për gjykata të shpejta dhe ekspeditive që sjellin vendimet me shpejtësinë e duhur.

Meqë që të dyja këto elemente janë inekzistente në tërë botën islame, nënkupton se zgjidhja e problemit të zvarritjes nuk është në duart e bankave islame sot.

Për shkak të kësaj, disa dijetarë bashkëkohorë kanë sugjeruar që për kthimin e borxhit nga këta zvarritës të përcaktojnë kompensim ekonomik për dëmin praktik që ka shkaktuar për shkak të zvarritjes së borxhit. Disa banka islame kanë përcaktuar këtë dëmtim praktik mbi bazën e fitimit që do ta kishte pasur ajo pasuri gjatë kohës së zvarritjes në llogarinë e investimit. Prandaj sikur të mos kishte llogari investimi në atë periudhë kohore sa është zvarritur borxhi, borxhdhënës nuk kërkon asnjë kompensim. Pra nëse vërtet ekziston një fitim, atëherë banka kërkon sasinë e fitimit praktik që e ka arritur brenda asaj periudhe.

Këta dijetarë bashkëkohorë kanë bërë dallim mes kompensimit dhe dobisë kamatare me dallimet vijuese:

  1. Interesi kamatar i obligohet çdo borxhmarrësi në çdo gjendje, pavarësisht se është në vështirësi apo jo, kurse kompensimi nuk detyrohet vetëm se, nëse vërtetohet se borxhliu është thjesht zvarritës dhe nuk është në vështirësi, sepse nëse është në vështirësi , nuk detyrohet me dhënien e asnjë kompensimi.
  2. Interesi kamatar e detyron borxhmarësin që menjëherë pas vonimit të pagesës, nëse ka kaluar një afat një ditor, kurse kompensimi nuk detyrohet vetëm nëse vërtetohet se bëhet fjalë për zvarritje. Ajo që praktikohet nga disa banka islame është se banka borxhliut të saj i dërgon katër njoftime javore pas kalimit të afatit të pagesës para se ta detyrojë me kompensim. Pra nuk e detyron me kompensim vetëm, pasi të ketë pritur një muaj nga kalimi i afatit të pagesës.
  3. Interesi kamatar i obligohet çdo borxhmarrësi në çdo gjendje, kurse kompensimi i sugjeruar nuk obligohet për borxhmarrësin, vetëm atëherë kur vërtetohet se në kohën e zvarritjes ka pasur profit në llogarinë e investimit te banka. Pra nëse nuk është realizuar fitimi atëherë borxhliut nuk i kërkohet kurrfarë kompensimi.
  4. Interesi kamatar vlerësimi i saj është i ditur që në fillim, pra që nga momenti i parë kur palët bëjnë marrëveshje për kredinë , kurse kompensimi nuk mund të dihet që nga fillimi i marrëveshjes së kreditit apo qerasë, porse ajo përcaktohet mbi bazën e fitimit praktik i cili do të ishte realizuar gjatë kohës së zvarritjes.

Duke u mbështetur në këto katër dallime, dijetarët bashkëkohorë thanë se ky kompensim nuk ka kurrfarë lidhje me interesin kamatar . Për lejimin e kompensimit mbështeten në hadithin e Pejgamberit a.s. ku thotë. “La darere ve la dirara”[31], si dhe në haditin tjetër ku thuhet “Zvarritësi i pasur, lejohet sanksionimi i tij”. Pra ky kompensim konsiderohet sanksion financiar me të cilin sanksionohet zvarritësi.

Këtë mendim bashkëkohorë për lejimin e kompensimit, duhet vështruar nga pikëpamje të ndryshme, që disa janë teorike e disa praktike.

Pikëpamjet teorike. Problemi i zvarritjes nuk është problem i ri që ka ndodhur sot, porse ky problem është një problem me të cilin janë ballafaquar tregtarët në çdo kohë dhe vend. Ky problem ka ekzistuar edhe në kohën e Pejgamberit s.a.v.s., në kohën e sahabëve, e më pas në të gjitha kohët dhe periudhat kohore. Mirëpo nuk është gjetur ndonjë argument nga hadithet apo gjurmët që shijnë në faktin se ky problemë është zgjedhur përmes kompensimit si sanksion ndaj zvarritësit. Pastaj nuk kam hasur diku që juristët islam apo dijetarët e hadithit gjatë katërmbëdhjetë shekujve të kenë dhënë fetva për obligueshmërinë e këtij kompensimi, por përkundrazi kam gjetur mendim që kundërshton këtë, e që do ta përmendi në vazhdim.

 Argumentimi me hadithin “la darere ve la dirarun”. Nuk ka kurrfarë dileme se dëmtimi i tjetrit është veprim i ndaluar (haram) me këtë tekst. Poashtu hadithi na jep të kuptojmë se evitimin e dëmtimit duhet bërë përmes rrugës ligjore. Mirëpo nuk detyron që ky dëmtim të bëhet përmes kompensimit financiar. Teksti i hadithit nuk na jep të kuptojmë as në mënyrë të qartë e as me sinjalizim, se evitimi i dëmit nga zvarritësi mund të bëhet me kompensim. Sikur hadithi të na jepte të kuptojmë se dëmi i zvarritësit mund të evitohet duke obliguar kompensim financiar, atëherë do ta kishte detyrim që çdo gjykatës të gjykonte me këtë hadith, ose çdo Mufti të jepte fetva sipas këtij hadithi, mirëpo gjatë historisë nuk hasim që ndonjë gjykatës apo ndonjë mufti të ketë dhënë fetva të tillë, edhe pse lëndët për zvarritje janë të shumta në çdo kohë dhe vend.

Pastaj dëmi që i bëhet kreditorit (borxhdhënësit) e që është i njohur ligjërisht, është nëse nuk i paguhet borxhi në kohën e tij të premtuar, e largimi i këtij dëmi është që t’i dorëzohet kjo sasi e mallit që është e drejtë e tij, por nuk është e drejtë e tij ligjore që të shtojë diçka më shumë se sa borxhi, sepse kjo konsiderohet kamatë. Vlerësohet kështu se pse është vërtetuar se shtimi që bëhet te borxhi nuk është hak (e drejtë) i tij, prandaj humbja e kësaj shtese nuk konsiderohet dëmtim sipas sheriatit, prandaj nuk evitohet dëmi i tij, vetëm për aq sa është e drejtë e tij.

Sa i përket thënies se kreditori sikur ta kishte marrë borxhin në kohën e përcaktuar, do të kishte fituar nga ajo pasuri. Humbja e këtij fitimi konsiderohet dëm që duhet të evitohet dhe kompensohet nga pala e cila ka shkaktuar këtë dëm. Në realitet ky mendim ndërtohet mbi bazën e teorisë së mundësisë së humbur dhe mbi bazën e fitimit të mundshëm se vërtetë do të fitonte para, sepse parat në vetvete janë të gjeneruar në për fitim në llogaritë ditore. Këtë parim e ka pranuar dhe praktikuar teoria e sistemit kamatar, e nuk ka vend në të drejtën islame. Sikur ky parim të ketë konsideratë dhe të jetë i pranuar në islam, atëherë ky parim do të zbatohej me më shumë prioritet te uzurpuesi dhe vjedhësi, por në historinë e islamit nuk gjendet diçka që vërteton detyrimin e kompensimit financiar ndaj uzurpuesit të parave ose vjedhësit, me arsyetimin se pronari ka humbur fitimin gjatë kohës së pasuria ka qenë e uzurpuar apo e vjedhur. E drejta islame ka obliguar sanksionin e prerjes së dorës së vjedhësit, por nuk ka obliguar kurrfarë kompensimi financiar që duhet ti kthehen më shumë se sa baza e pasurisë së vjedhur. Ky është argument se parimin e përmendur nuk e pranon e drejta islame.

Borxhmarrësi zvarritës nuk i tejkalon përmasat e asaj që të jetë uzurpues apo vjedhës. Qëllimi është, ajo që imagjinohet se zbatohet në ndaj tij ashtu si zbatohen dispozitat ndaj vjedhjes dhe uzurpimit, mirëpo e drejta islame nuk ka obliguar kurrfarë kompensimi financiar për vjedhësin e as për uzurpuesin për shkak të parave të uzurpuara. Nuk ka dilemë se edhe vjedhësi edhe uzurpuesi kanë shkaktuar dëme pronarit të mallit, jo për shkak se ai e kishte të pa mundur të ketë në pronë pasurinë tij, por për shkak të humbjes së fitimit që mund të kishte ndodhur gjatë asaj kohe. Mirëpo, e drejta islame ka urdhëruar për evitimin e dëmit vetëm përmes kthimit të pasurisë së vjedhur pronarit të vet, dhe duke e sanksionuar fajtorin në trupin e tij apo nderin e tij. Kjo na jep të kuptojmë se fitimi i pritur nuk është dëm që duhet të kompensohet financiarisht sipas ligjit islam.

Disa nga dijetarët bashkëkohor mendimin e tyre për lejimin e kompensimit financiar e kanë argumentuar me aktin se dobitë e uzurpuara janë të garantuara nga uzurpuesi sipas mendimit të shumë juristëve islam dhe asaj që përgatitet për shfrytëzim sipas juristëve hanefij. Mirëpo, kjo formë e argumentimit nuk vlen për parat e uzurpuara sepse dobitë e pasurisë së uzurpuar garantohen për ata që pranojnë garantimin vetëm në kapitalin e uzurpuar e jo për paratë, edhe sikur të ketë bërë tregti me ato para të uzurpuara dhe të ketë fikuar nuk gjykohet për to uzurpuesi sipas mendimit më të saktë të dy mendimeve të shafiive.[32] Kjo është kur bëhet fjalë për fitimin që realisht ka ndodhur, atëherë si mendon për fitimin që pritet të ndodhë?

Për këtë arsye Pejgamberi a.s. për borxhliun zvarritës ka thënë: “Zvarritësi i pasur, lejohet sanksionimi i tij trupor dhe moral” e nuk ka thënë: lejohet sanksionimi financiar. Nuk ka asnjë jurist islam apo ndonjë dijetar i hadithit që nocionin sanksion në të këtë hadith ta ketë interpretuar si sanksion financiar, edhe pse ekzistojnë kundërthënie mes tyre lejohet sanksionim diskrecional financiar. Edhe sikur ta kishte interpretuar kështu, atëherë vërtetë sanksionin duhet ta shqiptojë gjykatësi e jo vet kreditori pa procedurë gjyqësore dhe pa gjykatës. Sikur implementimi i sanksioneve ligjore t’i delegohej njerëzve pa gjykimin e gjykatësit, atëherë do të ndodhte anarki që nuk e pranon as e drejta islame e as logjika e shëndoshë. Kjo është ajo që unë e konceptoj parimin e mendimit të kompensimit, nga aspekti teorik.

Pikëpamja praktike. Katër dallimet mes interesit kamatar dhe kompensimit financiar që i përmendëm më parë, vështruar nga aspekti pragmatik, ato janë dallime teorike të pastra dhe nuk mund të zbatohen në fushën praktike vetëm se në raste të rralla, andaj nuk janë të shëndosha që të sillet dispozita islame rreth tyre.

Dallimi i parë. Kompensimi financiar nuk kërkohet nga debitori i cili ngecur në pagimin e borxhit për shkak të vështirësisë. Në realitet, vështirësia dhe lehtësia e debitorit është nga çështjet që banka nuk ka mundësi ti vërtetojë për çdo lëndë në vete. Çdo debitor për mospagimin e borxhit arsyetohet me vështirësinë, kurse banka nuk ka mundësi që ta bindë se ai është në gjendje të kundërt të asaj që pretendon, përveç nëse ngritë padi në gjykatë. Prandaj realiteti praktik me të cilin ecin bankat islame që pranojnë parimin e kompensimit financiar se ata sqarojnë në marrëveshjet se debitori konsiderohet në vështirësi vetëm në rastet kur është gjykuar me falimentim sipas ligjit. Dihet fakti se falimentimi ligjor është gjendja përfundimtare, por që është shumë e rrallë. Është e sigurt se në realitetin praktik ka shumë njerëz që nuk janë gjykuar me falimentim, porse janë në vështirësi të vërtetë me plotë kuptimin e fjalës, atëherë si mund të thuhet se bankat islame nuk kërkojnë kompensim financiar nga debitori që gjendet në vështirësi.?!

Dallimi i dytë: Llogaritja e kompensimit pas një muaji pasi të ketë përfunduar afati kohor i pagesës, që vlerësohet se është i zbatueshëm nëpër banka, është dallim i vërtetë, por si duket mund të bëhet ndryshimi vetëm për një muaj.

Dallimi i tretë dhe katërt. Është se detyrimi i kompensimit është i varur nga arritja e profitit në periudhën e zvarritjes. Në esencë vlera e kompensimit nuk dihet sepse ajo është e përcaktuar nga vlera e fitimit. Ky dallim është i saktë në aspektin teorik, mirëpo nëse e kundrojmë nga aspekti pragmatik , atëherë konstatohet se shumica e operacioneve bankare islame sillen rreth fitimit me vonesë. Atëherë realizimi i profitit dhe vlera e tij në këto operacione të njohura për bankën dhe punëtorët e bankës, është bërë vlera e kompensimit bëhet e njohur për të dyja palët.

Pastaj shumica e bankave islame fitimet e saja i llogarisin pas çdo gjashtë muajve dhe fitimi nuk mund të jetë i njohur me precizitet, vetëm se me përfundimin e kësaj periudhe. Nëse afati i zvarritësit është brenda kësaj periudhe kohore, atëherë si mund të dihet me precizitet sa është fitimi brenda kësaj kohe? Pronarët e depozitave që dalin nga banka para përfundimit të afatit, atyre u jepet si pagesë në llogari, dhe kjo pagesë i nënshtrohet likuidimit të fundit në përfundim të afatit kohor.

Por, kompensimi i kërkuar brenda kësaj kohe a i nënshtrohet likuidimit të fundit.? Qartë thuhet: Jo. Atëherë, si mund të thuhet se kompensimi duhet të jetë i harmonizuar me fitimin real që arrihet brenda kësaj kohe?!

Ekziston një aspekt tjetër që ia venë të merret në konsideratë në këtë temë, e që është se, niveli i profitit të arritur në llogarinë e investimit gjithmonë është më i ulët se sa fitimi në kontratat e shitblerjes dhe qirasë. Nëse debitori dëshiron të bëjë mashtrim në atë që ndodh në llogarinë e investimit, ai paguan një sasi të vogël të kompensimit dhe kështu realizon fitim më të madh prej saj. Vazhdon kështu me zvarritje derisa të ketë dëshirë.

Sugjerimi i obligimit të kompensimit për zvarritësit nuk mendoj se është sugjerim që zgjidh problemin e zvarritjes, as nga aspekti juridik islam e as nga aspekti praktik. Atëherë cila është zgjidhja?

Zgjidhjen e vërtetë të kësaj problematike është ajo që e prezantuam më parë në fillim të fjalëve tona në këtë tematikë, porse kjo zgjidhje ka efekt nëse të gjitha bankat veprojnë dhe funksionojnë mbi bazën e sheriatit islam. Në kushtet aktuale kur nuk ekzistojnë banka islame, përveç një numri të vogël në krahasim me bankat kamatare tradicionale që gjenden në mbarë botën, atëherë bankat islame përkohësisht mund të përdorin një zgjidhje tjetër. Ajo zgjidhje është, që bankat islame të detyrojnë debitorët që në momentin e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes apo qirasë se nëse vonojnë kryerjen e obligimit financiar, ai duhet të dhurojë një sasi të caktuar varësisht nga niveli i borxhi, për çështje bamirësie. Kjo sasi e detyruar dorëzohet në bankë e cila do të shpërndajë në vend të tij për organizatat bamirësie. Prandaj nëse debitori vonon kryerjen e obligimit, detyrohet me këtë sasi ta paguaj deri te banka, mirëpo kjo shumë e parave nuk është pronë e bankës, e as nuk do të jetë pjesë e hyrjes dhe fitimit të saj, porse ajo është vetëm amanet te banka që të shpenzohet për çështje bamirësie.

Vërtetë ky sugjerim do të bënte presion mbi debitorët për pagimin e borxhin në kohën e përcaktuar dhe shpresohet se ky presion ndikon në mbylljen e portës së zvarritjes më shumë se sa sugjerimi i kompensimit. Vlerësohet kështu ngase shuma e përcaktuar për bamirësi me të cilën detyrohet debitori nuk është sipas nivelit të fitimi që mund të realizohet në llogarinë e investimit gjatë periudhës së zvarritjes, porse kjo shumë mund të jetë më e madhe se kaq. Nuk ka gjë të keqe nëse kjo shumë përcaktohet mbi bazën e vlerës së përcaktuar nga sasia e borxhit, që debitorin e bënë të jetë më i kujdesshëm për ruajtjen e afateve të pagesës, dhe në të njëjtën kjo dhënie bamirësi nuk konsiderohet kamatë, sepse nga ajo nuk hynë asgjë në pronën e bankës, por e tëra shpërndahet për çështje bamirësie. Për këtë çështje mund të formohet një arkë e veçantë e cila nuk është pronë e bankës, por të jetë Vakëf për disa intenca bamirësie që mund ta menaxhojnë njerëz të bankës, por qëllimi është të mbulojnë çështje bamirësi për ata që kanë nevojë.

Mbështetja juridike për këtë detyrim, është se detyrimi dhurim është i lejuar te të gjithë juristët islam. Ngjashëm me këtë bamirësi detyron edhe gjykata sipas disa juristëve nga shkolla malakite. Në esencë te juristët malikij, detyrimi nëse është nga fusha e veprimeve që konsiderohen afrim te Allahu xh.sh. atëherë detyrohet i detyruari në gjykatë, e për këtë mendim nuk ka kundërthënie mes tyre. Mirëpo nëse detyrimi është në aspektin e betimit, në kuptimin se ai të jetë i lidhur me një çështje tjetër ku i detyruari dëshiron abstenim nga ajo, atëherë në detyrimin e tij në gjykatë ka kundërthënie mes juristëve. Disa janë të mendimit se nuk sillet vendim gjyqësor për këtë, kurse të tjerët nuk pajtohen me këtë, sepse ato mendojnë se mund të detyrohet në gjykatë. Dijetari i njohur el Hatabi ka folur për këtë çështje në librin e tij “tahrirul selam fi mesailil iltizam” dhe në të ka thënë:

“nëse detyrohet i akuzuari nga akuzuesi se nëse ai nuk ia jep hakun e tij që e meriton në këtë kohë, atëherë ai detyrohet të paguaj kaq e kaq. Për këtë nuk ka kundërthënie se kjo formë është e prishur, sepse këtu kamata është e qartë, pavarësisht se sendi me të cilin detyrohet është nga lloji i borxhit apo ndonjë lloj tjetër, dhe pavarësisht se është send i përcaktuar apo dobi….Mirëpo nëse e detyron duke thënë se nëse nuk ia paguan hakun deri në këtë kohë, ai detyrohet me kaq e kaq  t’i japë filanit, ose kaq sadeka të varfërve, kjo është çështja për të cilën kanë kundërthënie juristët islam. Mendimi i njohur është se nuk gjykohet me këtë lloj detyrimi ashtu si u përmend më parë. Ibni Dinari ka thënë: Gjykohet për këtë detyrim.[33]

Para kësaj ka thënë: Çështa e Baxhit kur thotë se ka konsensus për mos detyrim nëse është nga aspekti i betimit nuk është i besueshëm, për shkak të ekzistimit të kundërthënieve mes juristëve ashtu si potencuam dhe si do të potencojmë më pas.[34]

Vërtetë edhe pse Hatabi ka përkrahur mendimi e mos detyrimit, porse ai në fund të kapitullit thotë: Nëse themi: Detyrimi i është i lidhur me veprimin e të detyruarit i cili është nga aspekti i betimit, nuk gjykohet për këtë detyrim sipas mendimit më të njohur. Mirëpo, dije se tërë kjo është para se gjykatësi të gjykojë për vlefshmërinë e detyrimit, e nëse gjykatësi ka gjykuar për vlefshmërinë e gjykimit, atëherë është përcaktuar dispozita e tij, sepse gjykatësi kur të gjykojë, atëherë veprimi sipas gjykimit të tij është obligim dhe pezullohen kundërthëniet.[35]

Ky është qëndrimi i disa juristëve nga shkolla malakite, kurse në parim te juristët hanefij premtimi nuk është detyrimor në gjykatë, mirëpo juristët hanefij kanë sqaruar se disa premtime shndërrohet të detyrueshme për shkak të nevojës së njerëzve. Prandaj mbi këtë bazë shpresoj se ekziston pozicion për të thënë për detyrimin e këtij dhurimi të sugjeruar, për të mbyllur portën e zvarritjes dhe për të ruajtur të drejtat e njerëzve nga armiqësia e armiqve. Vallahu ealem.

E gjashta: Ndikimi i vdekjes së debitorit në humbjen e afatit të borxhit

Çështja e fundit të cilën po dëshirojmë ta trajtojmë në këtë nxitim, është çështja e vdekja e debitorit. Borxhi i tij pas vdekjes së tij a ngelë i afatizuar ashtu si ishte më parë, apo shndërrohet në pagesë të menjëhershme, dhe borxhdhënësi ua kërkon trashëgimtarëve që t’ia paguajnë menjëherë nga pasuria e tij e lënë pas vete.?

Në këtë çështje ekzistojnë kundërthënie mes juristëve islam. Shumica e juristëve islam nga shkolla hanefite, shafiite dhe malakite janë të mendimit se borxhi i afatizuar me kohë, e humb afatin e saj me vdekjen e debitorit. Ky transmetim është edhe i imam Ahmed ibni hanbelit, porse mendimi i zgjedhur te shkolla hanbelite është se trashëgimtarët nëse e vërtetojnë dhe pranojnë borxhin, ajo nuk humb afatizimin me vdekjen e debitorit, porse edhe më tutje ngelë borxh i përcaktuar në kohë ashtu si ishte. Ibni Kudame thotë:

Nëse vdes njeriu dhe ka një borxh të përcaktuar në afat, a humbet afati me vdekjen e tij? Për këtë ka dy transmetime:

Transmetimi i parë: “nuk prishet afatizimi nëse e vërtetojnë trashëgimtarët, e ky është mendimi i Ibni Sirinit, Ubejdullah ibn El Hasanit, Is’hakut dhe Ebu Ubejdit. Tavusi, Ebu Bekr ibn Muhamedi, Zuhriju dhe Seid ibn Ibrahimi kanë thënë: Birxhi ngelë në kohën e përcaktuar, e kjo transmetohet nga El Hasani”.

Transmetimi i dytë: “Borxhit i skadon afati me vdekjen e debitorit. Të këtij mendimi janë; Sha’biju, Nehaiju, Sivari, Maliki, Thevriju, Shafiju dhe dijetarët e shkollës racionaliste. Vlerësojnë kështu se sepse borxhi ose ngelë borxh për të vdekurin ose për trashëgimtarët ose ndërlidhet me pasurinë. Nuk lejohet të ngelë borxh për të vdekurin për shkak të vdekjes së tij dh nuk ekziston mundësia e kërkimit nga ai, e as borxh i trashëgimtarëve sepse ata nuk kanë marrë për detyrim, e as nuk është pëlqimi i borxhdhënësit që ai të ngelë borxh te ata. Kjo dëmton edhe të vdekurin edhe borxhdhënësin e as që kanë dobi trashëgimtarët në të. Sa i përket të vdekurit nuk ka dobi sepse pejgamberi a.s. ka thënë: “I vdekuri është hipotekë e borxhit të tij derisa t’i paguhet atij” kurse pronari i borxhit nuk ka dobi sepse i vonohet e drejta e tij, ndoshta prishet malli dhe i humb e drejta e tij, kurse trashëgimtarët ata nuk kanë dobi e as nuk mund të menaxhojnë me të, e edhe nëse ata arrijnë të realizojnë ndonjë dobi nuk ndryshon fati i të vdekurit dhe i pronarit të pasurisë për shkak të dobisë së tyre.[36]

Pastaj Ibni Kudame potencon animin e tij nga mendimi që thonë se borxhi ngelë i afatizuar nëse sigurojnë trashëgimtarët me garancë apo hipotekë, e më pas përmend edhe argumentet.

Sa i përket juristëve hanefij, ata edhe pse janë të mendimit për skadimin e afatit të borxhit me vdekjen e debitorit siç edhe mendimi i shumicës së juristëve islam, mirëpo disa nga juristët e më vonshëm nga medhhebi hanefij nuk u dekoncentruan në faktin se në fitimin e afatizuar ka një pjesë të pagesës përballë afatit, siç kemi thënë më parë, andaj nëse e detyrojmë që të marrim menjëherë nga pasuria e lënë e të vdekurit tërë pagesën para se t’i ketë kaluar afati, atëherë pjesa e pasurisë për ballë afatit të ngelur është pa kompensim, e kjo shkakton dëmtimin e debitorit i cili nuk pajtohet me këtë përcaktim të parave vetëm nëse paguhet me afatin e përcaktuar në marrëveshje. Për këtë arsye këta juristë kanë dhënl fetva se  blerësi  nuk paguan nga çmimi i fitimit në këtë rast vetëm se për aq sa kohë ka ngelur, Këtu po e përsërisim atë që e prezantuam më parë kur thamë:

“Nëse borxhliu ka paguar borxhin e afatizuar para kohës së përcaktuar ose vdes, atij borxhi i skadon afati me vdekjen e tij, andaj borxhin e merr nga pasuria e lënë pas vdekjes, por nuk merr fitimin për të cilin janë marrë vesh, vetëm se për aq ditë sa kanë kaluar. Kjo është përgjigja e dijetarëve të mëvonshëm të shkolla juridike hanefite “el kun’je” dhe me këtë përgjigje ka dhënë fetva merhumi Ebu Es-suud efendiu, myftiu i Rumelisë, e këtë e ka shpjeguar me mëshirë për të dya palët”.

Ibni Abidini nën këtë thotë: “Nuk merr nga profiti (fitimi). Kjo çështje duket kështu: Nëse njeriu ka blerë një artikull për dhjetë dërhem me para të gatshme e pastaj ia shet tjetrit për njzet dërhem me afat kohor për dhjetë muaj. Nëse blerësi i dytë e paguan sendit pas pesë muajve ose vdes pas pesë muajve, shitësi merr fitimin e pesë muajve, dhe braktisë fitimin për pesë muaj tjerë.[37]

Ajo që unë mendoj dhe që më ka rezultuar mua për këtë çështje është se, edhe për rreth faktit se shumica e juristëve islam janë të mendimit se me vdekjen e debitorit skadon afati i borxhit, mirëpo praktika në shitblerjen m këste dhe fitimi në afate kohore që është pjesë e pagesës përballë kohës (afatit), andaj nëse  verojmë sipas parimit marrjen e tërë borxhit, dëmtojmë trashëgimtarët e debitorit , atëherë duhet të veprojmë me njërin prej dy mendimeve: Ose me mendimin e juristëve të mëvonshëm të shkollës hanefite ku thonë se duhet të hiqet një pjesë e borxhit përballë kohës së ngelur nga afati i përcaktuar në marrëveshje. Pra nuk merret nga pasuria e të vdekurit vetëm aq kohë sa ka kaluar. Ose duhet të veprojmë sipas mendimit të juristëve hanbelij  kur thonë se edhe me vdekjen e debitorit nuk skadon afati i borxhit, por ai edhe më tutje ngelë në afatin e përcaktuar me kusht që trashëgimtarët të sigurojnë me dokument të besueshëm. Ky mendim i fundit ndoshta është më me përparësi për njeriun sepse nuk e përzien pagesën me afate të ndryshme në të cilat ka edhe ngjashmëri me transaksionet kamatare.

Allahu e di më së mirë, kurse Falënderimi në fillim e në fund i takon Allahut xh.sh. dhe salevatet mbi pejgamberin a.s., mbi fmiljen e tij, shokët e tij dhe ata që e pasojnë.

Referencat

[1] Nejlul evtar 5/129

[2] Xhamilul Imam et Termidhij, kitabul buju, babu (18), hadithi (1331) 3/533. Botimi Bejrut.

[3] Bedaiu es-sanai 6/160

[4] El fetave el hindije 3/15 babu 4 min kitabil buju.

[5] El Kifaje shierhul hidaje mea Fet’hul kadir 9/99.

[6] Redul muhtar mea durril muhtar, kitabu err-rruhn 6/497, botim në Karaçi.

[7] El Mugni nga Ibni Kudame 4/427-428, kitabu err-rruhn, darul kutub el arabij – Bejrut, 1392 h.

[8] El Hidaje mea fet’hul kadir 9/116, poashtu shih. Redul muhtar 6/510-511.

[9][9] Ky është mendimi im që unë e kam deri në këtë moment, porse çështja kërkon studim edhe më të thellë, e ndoshta Allahu xh.sh. na udhëzon me diç pas kësaj.

[10] Shih mendimet e tyre në veprën “el muvata”të imam Malikit 1/606 dhe në Musanifin e Abdurrezakut 8/71-74.

[11] Es-sunenul kubra të Bejhekijut 6/28, kitabul bujti, babu lema xh-xhele le më pak se sa e meriton.

[12] Es-sunenul kubra nga Bejhekiju 6/28.

[13] Sherh es-sjeril kebir nga Serhasiju 4/1412 alineja 2738. Këtë çështje e ka përmndur poashtu për herë të dyt në pjesën e 4/1944, alineja 2921, me tahkik nga Salahudin el Munxhid, botimi Pakistan 1405 h.

[14] Megazi El Vakiidij 1/374, Vakidiju përmend se kjo ngjarje ka ndodhur kur është larguar fisi Beni Kajneka. Shih 1/179.

[15] El Muvata nga Imam Maliki, buju ma xhae fi err-rriba fi ed-dejni 1/606, botimi Karaçi.

[16] Muvatai nga imam Muhamedi 1/334, babu err-rrexhuli që shet diçka me vonesë e pastaj thotë, ma jep pagesën në dorë e unë heq dorë nga një pjesë e saj..

[17] الهداية مع فتح القدير، كتاب الصلح ، باب الصلح في الدين : 7/397.

 [18] المدونة الكبرى : 11/27 آخر كتاب الصلح

[19] تحرير الكلام في مسائل الالتزام للحطاب ص 231 و راجع أيضا فتح العلي المالك 1/289-290.

[20] المسوّضى مع المصفّى 1/382.

[21] المغني ، لابن قدامة مع الشرح الكبير: 4/ 354

[22] عمدة القاري ، للعيني 6/61 ، كتاب الاستقراض، باب إذا أقرضه إلى أجل مسمى ، و راجع أيضا أجكام القران للجصاص: 1/483 تحت أية المداينة و فتح الباري 5/66، و المسوى مع المصفى 1/277-278 و شرح المجلة للأتاسي 1/439.

[23] أخرجه البخاري في مواضع من صحيحه، و هذا لفظ في الخصومات باب في الملازمة، حديث (2424).

[24] أحكام القرآن، للجصاصص : 1/467 تحت آية الربا.

[25] Redul muhtar nga Ibni Abidin 6/757, në fund të kapitullin el hadharu vel ibahatu para librit të trashëgimisë. Këtë mesele, gjithashtu e ka përmendur te libri i shitjes, para nëntitullit Fitimi. Aty ka potencuar se me këtë mendim ka dhënë fetva El Hanuti, Nexhmudini dhe Ebu Es-Suudi si dhe të tjerë 5/160. Kjo mesele është e përmendur edhe në veprën “El Hashijetu Et-tahtavi ala Ed-durri” 3/104 dhe 4/363.

[26] Tenkihul fetave el hamidije 1/278. Meseleja është e përmendur edhe “sherhul mexhl-le” nga Etasiu 2/455.

[27] Redul muhtar 6/757 para librit të Feraidit.

[28] Hulasatul fetave 3/54 botimi i Lahorit, libri , libri i shitblerjes.

[29] Sahihul Buhari, kitabul istikrad nr. (2400)

[30] Këtë hadith e ka përmendur edhe Buhariu, kuse tahrixh e ka bërë Ebu Davudi, Nisaiju, Ahmedi dhe Is’haki ë musnedet e tyre me transmetim nga Amr ibn Esh-sherid, e senedi i tij është Hasen, siç e ka sqaruar Hafidh Ibni Haxher në Fet’hul Bari 5/26.

[31] Hadithin e ka bë tahrixh Maliki dhe imam Shafiu si hadith Mursel, pastaj Ahmedi, Abdurrezaku, Ibni Maxheh, Taberani përmes rrugës ku gjendet edhe Xhabir El Xha’fij, Ibni Ebi Shejbe nga ana tjetër më i fuqishëm se ai, Darekutni nga aspekti i tretë. Shih, El mekasidul hasene nga Sahavi f.468 dhe Neveviju e konsideron hadith Hasen, poashtu El Menavi në veprën “fejdul kadir”6/432 përmes shumë rrugëve.

[32] El Muhedhib nga Shirazi 1/370.

[33] Tahrirul selam fi mesailil iltizam nga El Hatabi, f.176

[34] Injëjti burim f.169

[35] Po aty, f.185, nga botimi Darul garbi el Islamij, Bejrut 1404

[36] El Mugni li Ibni Kudame 4/486 kitabul mullisi. Poashtu Esh-sherhul kebir 4/502. Shih medhhebin hanefij në skadimin e afatit të borxhit me vdekjen e debitorit hulasatul fetva 3/95.

[37] Redul muhtar nga Ibni Abidin 6/757,

Shkrime të ngjashme