Prodhim i fëmijëve: perspektiva biologjike, ekonomike, psikologjike, sociale dhe islame

Skender  MUSTAFI
Jusuf    ZIMERI

Abstrakti

Shoqëria njerëzore po përballet me një rrjedhë të zhvillimeve të reja mjekësore të cilat kanë zënë rrënjë në shoqëri moderne dekadën e kaluar, por që tani kanë marrë hov në zhvillim. Ndër më të diskutuarat dhe më kontradiktoret nga ato është ajo e “nënës barrëmbajtëse” ose “nënës zëvendësuese[1]”. Është fjala për mbjelljen e vezores të fekonduar tek një nënë e cila banë barrën e shtatzënisë në këmbim të të mirave materiale ose si një akt human e vullnetarë për të gëzuar të tjerët me fëmijë. Kjo çështje është e diskutueshme në nivel shoqërorë, etiko-moral, të drejtësisë dhe ekonomik. Gjithashtu është vlerësuar dhe klasifikuar edhe sipas parimeve të ndryshme fetare[2]dhe [3].

Ky hulumtim merr për bazë kryesisht burimet dytësore të informacioneve, që është literatura dhe hulumtimet e dorës së parë, si dhe publikimet e përvojave të nënave barrëmbajtëse. Nga këto dy lloj faktesh bëhet analizë shkencore dhe bëhet nxjerrje e përfundimeve në të gjitha pesë perspektivat.

Nga hulumtimi mund të shihet qartë se kemi të bëjmë me një trend të ri në shoqërinë moderne i cili veç më ka marr hapat e parë dhe është duke u zhvilluar me hov të madh. Tanimë kanë zënë fill format e para të modeleve të biznesit ku ka filluar formimi i formave të para të ndërlidhjes së konsumatorëve me prodhueset dhe ndërmjetësuesit. Gjithashtu ka arritur të kuptohet se shtresa e pasur dhe së fundi shtresa e mesme shoqërore janë konsumues, ndërsa ajo e varfër është prodhuese. Së fundi, përmes hulumtimit mund të shihen edhe pasojat e para në nivel psikologjik të nënave barrëmbajtëse dhe atë social të grupeve të ndryshme shoqërore. Me fjalë të tjera, zhvillimi i termit të familjes ka kaluar edhe një hap më parë. Duhet gjithashtu theksuar se hulumtimi nuk merr parasysh vlerësimet etiko-morale për shkak të përmasave dhe kornizave hulumtuese. Megjithatë është bërë hulumtim dhe vlerësim në bazë të parimeve islame e që jurisprudenca islame ndalon rolin e nënës barrëmbajtëse dhe shumicën e llojeve të fekondimeve artificiale.

Hyrje

Ky shkrim është rezultat i hulumtimit të literaturës, rasteve të studimit dhe materialeve të cilat kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me aspektet mjekësore, ekonomike, psikologjike, sociale e islame të fekondimit artificial dhe rolit të nënave barrëmbajtëse.

Hulumtimi jo rastësisht trajton katër aspekte dhe islamin si vlerësues të aktit modern të “prodhimit të fëmijëve”. Që të katër aspektet sa janë të lidhura mes vete aq edhe janë të varurames vete. Secili nga aspektet ndikon njëri-tjetrin dhe së fundi që të gjithë së bashku ndikojnë në paraqitjen, pranimin dhe përhapjen e rolit të nënave barrëmbajtëse në grupet e veçanta shoqërore në veçanti dhe në shoqërinë globale në përgjithësi. Qëllimisht është lënë jashtë trajtimit pikëpamjaetiko-morale edhe pse është një ndër elementet bazë për vendimmarrje. Kjo pikëpamje kërkon një hulumtim në vete dhe tejkalon kornizat e këtij studimi.

Sensibilizimi dhe të menduarit serioz rreth këtij trendi dhe pasojat për individët dhe shoqërinë është mase i domosdoshëm në shoqërinë tonë. Çështja mund të themi se është alarmante në nivel ndërkombëtarë (kuptohet nëse ky alarm pranohet në nivel etiko-moral ose refuzohet si i tillë) dhe ka nevojë për trajtim në gjuhën shqipe pasi që edhe vendet e zhvilluara evropiane të cilat kanë ndikim shumë të madh në jetët tona kanë filluar të mendojnë në mënyrë seriozë për të lejuar zhvillimin e industrisë së mbjelljes së fëmijëve[4] dhe me këtë edhe lejimin e paraqitjen e rolit të punëmarrësve si nëna barrëmbajtëse. Vendet të tilla të cilat akoma e kanë të ndaluar marrjen e rolit tënënë barrëmbajtëse janë Gjermania, Zvicra, Austria, Franca, e disa vende tëtjeraevropiane[5].

Prodhimi i fëmijëve: pikëpamja biologjike

Në pikëpamjen mjekësore janë të njohura disa forma të mbjelljes së farës së mashkullit tek vezorja e femrës. Thuajse të gjitha shtetet e botës kanë ligje përmes të cilave pozicionohen lidhur me këtë ndërhyrje mjekësore. Qëndrimet ndryshojnë nga vendi në vend, edhe atë nga të lejuarit e tërësishëm, në të lejuarit me kushte e deri tek të ndaluarit e tërësishëm të fekondimit artificial.Madje edhe besimet e mëdha botërore kanë marrë qëndrimet e tyre lidhur me këtë çështje4,5 dhe 20.

Një ndër format speciale të mbjelljes së farës është edhe ajo e “huazimit të nënës”. Kjo formë ka filluar të përhapet tanimë një dekadë, por që së fundi ka marrë përmasa të mëdha dhe po arrin fazën e pjekjes së një forme të kulturës së shoqërisë modern. Kështu që në procesin e “prodhimit të fëmijëve” në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të përfshirë një ose dy femra dhe një mashkull. Studiuesja HelenaRagone[6] në librin e saj të fundit shtjellon forma të ndryshme të bashkëveprimit mes kërkuesve për t’u bërë prind dhe nënave barrëmbajtëse. Në pikëpamje mjekësore janë dy forma kryesore:

  1. Kërkesa me farë të mashkullit dhe vezorë të femrës të cilët dëshirojnë të bëhen prindër. Në këtë rast mashkulli i cili dëshiron të bëhet baba me farën e vet fekondon vezoren e femrës e cila dëshiron të bëhet nënë dhe kjo vezore mbillet tek nëna barrëmbajtëse. I gjithë procesi ndodh në një procesartificial mjekësor.
  2. Kërkesa me farë të mashkullit i cili dëshiron të bëhet baba. Në këtë rast mashkulli i cili dëshiron të bëhet baba fekondon vezoren e femrës barrëmbajtëse, por që nuk dëshiron të bëhet nënë (refuzohet fëmija në pikëpamje psiko-sociale dhe juridike nga nëna shtatzënë e që në këtë proces të kontraktuar njihet si nënë barrëmbajtëse).

Në pikëpamjen biologjike-mjekësore nëna zëvendësuese gjenetikisht nuk ka asgjë të përbashkët me fëmijën të cilin mbanë në vete, përveç nëse bëhet fjalë për formën e dytë të fekondimit e që rregullohet në formë juridike dhe vlerësohet me norma etiko-morale e sociale. Në këtë rast një vezorë i një femre tjetër i cili është fekonduar me farën e një mashkulli vendoset në trupin e nënës barrë mbajtëse[7] dhe ajo mbanë atë që nga ngjizja e deri tek lindja. I gjithë procesi i ngjizjes, rritjes, bashkëjetesës mes nënës dhe fëmijës dhe lindjes rrjedh në mënyrë natyrore, sikur tek nënat normale.

Fëmijë sipas dëshirës dhe aftësisë për të paguar: pikëpamja ekonomike

Dekadën e fundit, bazuar në zhvillimet mjekësore dhe ligjoro-etike, nuk është e patjetërsueshme lindja e fëmijëve, ne kemi nevojë vetëm për internet dhe mund t’i porosisim si çdo produkt tjetër. I gjithë procesi i porosisë, me të mirat dhe të metat e veta, mund të zhvillohet në internet[8]. Nga pikëpamja ekonomike, ky akt mjekësor është bërë një biznes i vërtetë mbi të cilin janë duke u ngritur konglomerate ndërkombëtare. Shkak i një zhvillimi të tillë ekonomik ndërkombëtarë është sepse tanimë në prodhimin e fëmijëve nuk është e përfshirë vetëm shtresa e pasur shoqërore, por edhe ajo e mesme.

Duke marrë parasysh vende të ndryshme, si Ukraina dhe Rusia, që kanë të lejuar jo vetëm aktin mjekësor, por edhe të gjitha rrjedhat e tjera financiare, kuptohet se kemi të bëjmë me një zhvillim të një biznesi ndërkombëtarë. Konsumatorët mund të jenë si nga vendet të cilat e lejojnë rolin e nënës barrëmbajtëse ashtu edhe nga ato të cilat e lejojnë me kushte ose e ndalojnë tërësisht. “Sjellja” e fëmijëve në vendet të cilat ndalojnë një akt të tillë është e rregulluar duke shfrytëzuar ‘vrimat’ ligjore kombëtare, siç është adoptimi. Të gjitha këto çështje janë të lidhura drejtpërdrejt me kërkesën dhe ofertën. Në këtë rast kemi të përfshirë pjesëmarrës të ndryshëm në kërkimin dhe ofrimin e produktit dhe shërbimeve.

Fillimisht kemi të bëjmë me produktin i cili është fëmija. Më pas kemi femrëndhe mashkullin ose femrën/mashkullin të cilët duan të bëhen prindër e që janë konsumatorët. Nëna barrëmbajtëse është prodhuesja e produktit[9]. Përveç konsumatorëve dhe prodhueses në këtë lloj biznesi janë të përfshirë edhe ndërmjetësues tëtjerë të cilët janë të domosdoshëm ose të kërkuar dhe të pozicionuar sipas përcaktimeve juridike. Si të përfshirë të domosdoshëm janë mjekët të cilët bëjnë fekondimin artificial të vezores dhe mbjelljen e tij tek nëna barrëmbajtëse. Ndërsa duke marrë parasysh strukturën ekonomike të kërkesës (nivelin e investimit) dhe gjendjen e ofertës (gjendjen ekonomike të nënës prodhuese) si kushte të kërkuara paraqiten qëndrimi në ambiente të paracaktuara për jetesë dhe lindje, konsumimi sipas kushteve të paracaktuara dhe të kontraktuara si dhe llojet e tjera të sigurimeve. Nga ky zhvillim është hapur gjithashtu edhe fushë biznesi për ndërmarrjet e sigurimeve dhe risigurimeve të cilat mbulojnë periudhën e paralindjes dhe të lindjes si dhe bankave të cilat kreditojnë planifikimin familjar dhe mbështesin konsumatorët, do të thotë personat të cilët investojnë të bëhen prindër.

Kombinimet më të përhapura sa i përket mbjelljes, shitjes/dhurimit së farës dhe shitjes/dhurimit të vezores janë:

  • Kërkesa me farë të mashkullit dhe vezorë të femrës të cilët dua fëmijë. Këtu kemi të bëjmë me farën nga mashkulli i cili dëshiron të bëhet baba, me vezoren e femrës e cila dëshiron të bëhet nënë dhe nënën barrëmbajtëse. Që do të thotë, vezorja e femrës së parë fekondohet me farën e mashkullit dhe mbillet tek nëna barrëmbajtëse.
  • Kërkesa me farë të mashkullit të tretë në përfshirje të mashkullit i cili dëshiron të bëhet baba me vezoren e femrës e cila dëshiron të bëhet nënë. Në këtë rast kemi të bëjmë me farën e personit të tretë, vezoren e femrës e cila dëshiron të bëhet nënë dhe nënës barrëmbajtëse. Roli i babait të mashkullit konsumator rregullohet në formë juridike pasi që përfshirja biologjike në prodhim tërësisht mungon. Do të thotë babai juridik nuk ka lidhje gjenetike me fëmijën.
  • Kërkesa me farë të mashkullit i cili dëshiron të bëhet baba dhe vezorë të femrës së tretë. Në këtë rast mashkulli i cili dëshiron të bëhet baba me farën e vetë fekondon vezoren e një femre të tretë e që mbillet tek nëna barrëmbajtëse. Roli i femrës e cila dëshiron të bëhet nënë rregullohet në formë juridike për shkak të mungesës së lidhjes biologjike me fëmijën.
  • Kërkesa me farë të mashkullit të tretë dhe vezoren e femrës së tretë. Në këtë rast mashkulli dhe femra të cilët dëshirojnë të bëhen prind nuk janë të përfshirë në asnjë formë mënyrë biologjike me fëmijën. Roli i të dy kërkuesve për tu bërë prindër rregullohet përmes formave juridike për shkak të mungesës së lidhjes së gjenetike me fëmijën.
  • Kërkesa me farë të mashkullit të tretë dhe vezoren të femrës e cila dëshiron të bëhet nënë. Në këtë rast konsumatore është vetëm një femër e cila dëshiron të bëhet nënë dhe fëmija është vetëm i saji. Në pikëpamje juridike fëmija është i pababa dhe të gjitha të drejtat e prindit janë të rezervuara nga nëna. Nënës gjithashtu juridikisht i sigurohet roli i prindit të vetëm.
  • Kërkesa me farën e mashkullit i cili dëshiron të bëhet baba me vezoren e femrës së tretë. Në këtë rast konsumator është vetëm mashkulli i cili dëshiron të bëhet baba dhe fëmija është vetëm i tiji. Në pikëpamje juridike fëmija është i panënë dhe çfarëdo lloji i ndërlidhjes me nënën shitëse/dhuruese të vezores ose nënës barrëmbajtëse është rregulluar/shkëputur juridikisht.
  • Kërkesa me farë të mashkullit i cili dëshiron të bëhet baba me vezoren e nënës barrëmbajtëse. Në këtë rast procesi i fekondimit ndodh në formë artificiale-mjekësore dhe në pikëpamje biologjike fëmija ka nënë dhe baba. Sidoqoftë, mashkulli është kërkuesi dhe konsumatori andaj dhe në formë juridike është prindi i vetëm qo do të thotë se fëmija është i panënë. Në këtë formë të prodhimit të fëmijës, nëna e cila është “dhuruese” e vezores (pikëpamje ekonomike) dhe barrëmbajtëse, mohon fëmijën si qenie biologjie dhe pohon atë vetëm si prodhim ekonomik.
Figura dhe tabela: Modelet e bizneseve dhe mbajtësit e roleve të përfshirë në prodhimin e fëmijëve.
 
Situata 1Kërkesa kontrakton me një institucion mjekësor i cili ofron të gjitha shërbimet mjekësore. Institucioni kontrakton nënat barrëmbajtëse dhe i mbanë ato deri në lindje. E gjithë jeta e tyre gjatë shtatzënisë kalon përbrenda strukturave të institucionit dhe nën kontrollin e saj.
Situata 2Kërkesa kontrakton një institucion mjekësor i cili ofron shërbimet e fekondimit, mbjelljes dhe mbikëqyrjes. Institucioni kontrakton nënat barrëmbajtëse. Nënat barrëmbajtëse jetojnë jetën e shtatzënisë në lokalet e dedikuara të cilat janë pjesë e institucionit ose janë të kontraktuara nga një palë e tretë.
Situata 3Kërkesa kontrakton një institucion mjekësor i cili ofron shërbimet e fekondimit, mbjelljes  dhe kontrollit. Nënat barrëmbajtëse janë të lejuara të jetojnë në shtëpitë e tyre, por që i gjithë procesi i kontrollit kryhet nga institucioni kontraktues.
Situata 4Kërkesa kontrakton nënën barrëmbajtëse. Palët marrin shërbimet e fekondimit dhe mbjelljes nga institucione mjekësore. Nëna barrëmbajtëse është e lirë të jetoj në shtëpi dhe të kryej kontrolle mjekësore sipas vlerësimeve “të lira”.

Të gjitha kombinimet e trajtuara më sipër kërkojnë strategji të ndryshme biznesi, përfshirje të ndërmjetësve të ndryshëm dhe forma specifike financimi e udhëheqjes së proceseve.Sidoqoftë, të gjitha format e bashkëpunimit në mes të konsumatorëve, prodhuesve dhe ndërmjetësve rregullohen përmes kontratave specifike. Andaj, sikur edhe në llojet e tjera të biznesit edhe këtu kemi të bëjmë me një proces të mirëfilltë të prodhimit dhe ofrimit e konsumimit të shërbimeve të cilat janë të lidhura ngushtë me investimet, shpenzimet dhe shpërndarjen e fitimeve.Gjithashtu, kemi të bëjmë me një zinxhirë të mirëfilltë të kombinimit të produktit dhe shërbimeve ku kërkesa dhe oferta kontraktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthorë. Prandaj edhe kërkesa e fëmijëve është e njëjtë si e një produkti të zakonshëm “me specifika të caktuara” ku çmimi ndryshon varësisht kushteve të kërkesës dhe karakteristikave të ofertës dhe prodhimit të produktit.

Meqë kemi ofertë nga vende të ndryshme të botës të cilat ndryshojnë në nivelin e tyre ekonomik kemi të bëjmë me oferta me çmime të ndryshme të prodhimit (masiv) duke filluar nga 36’000 euro investime nga konsumatori për prodhim të një fëmije në Gjeorgji e deri në mbi 200’000 europër prodhim të një fëmije në ShBA. Një biznes vërtetë i leverdishëm i cili vetëm në ShBA në vitin 2020 nga angazhimi i nënave barrëmbajtëseka gjeneruar rreth 2.2 miliardë euro e që sipas Global MarketInsightsInc. pritet që në vitin 2027 të gjenerojë rreth 27 miliardë euro[10].

Bizneset e llojit të tillë, gjithashtu proklamojnë që strukturat politike të rregullojnë ligje të cilat lejojnë teknologjitë si KRISBA (Tochylovski cit. tek  Gauriat& Sans11) të cilat mundësojnë përcaktimin e vetive të ndryshme të fëmijëve, ku ndër to është edhe përcaktimi i ngjyrës së syve. Kjo do të kishte ndikim të madh në zhvillimin e biznesit dhe rritjen e prodhimtarisë.

Fëmija është i imi: pikëpamja psikologjike

Siç edhe theksuam në pjesën e parë, duke filluar që pas mbjelljes së vezores e deri pas lindjes jeta e nënës barrëmbajtëse në pikëpamje biologjie-fiziologjike është e njëjtë si e asaj normale. I gjithë procesi fillon me një nevojë financiare edhe pse kemi studime të cilat hulumtojnë arsyet dhe gjendjen psikologjike të femrave të cilat marrin rolin e nënave barrëmbajtëse. Në njërin nga këto studime realizuara EllyTeman[11] është vënë për bazë vlerësimi psikologjik se nëna “normale” është e prirë që në bazë “natyrore” të lidhet me fëmijën të cilin e bartë gjatë shtatzënisë dhe e lind atë. Autorja madje në bazë të kësaj “natyre” dhe “normaliteti” analizon pikat e sjelljes “njerëzore” të cilat devijojnë tek këto nëna të cilat fëmijën e shohin vetëm si produkt dhe të huajin.

Sidoqoftë, tek dokumentarëttë cilët portretizojnë nënat barrëmbajtëse, shkak i vetëm i marrjes së një rolitë tillë paraqitet gjendja e dobët ekonomike dhe leverdia financiare ku me rëndësi të madhe është arritja e të mirave materiale. Në këtë mënyrë meqë qëllimi është arritja e të mirave financiare, i gjithë procesi shihet si një rrjedhë ekonomike dhe burim financiar. Andaj, sipas shumë nënave barrëmbajtëse të cilat janë shprehur publikisht lidhur me rolin e tyre, emocionet në këtë rast janë të papranueshme ose të panevojshme. Në këtë gjendje dhe me këtë qëndrim, pohimi i nënave barrëmbajtëse është në mënyrë të prerë se fëmija u përket atyre të cilët kanë bërë kërkesën.

Por cila është gjendja e vërtetë psikologjike e nënave barrëmbajtëse?

Hoda e të tjerët[12] në studimin e tyre kualitativ kanë arritur në përfundim se të gjitha fazat e shtatzënisësë nënës barrëmbajtëse janë të ndikuara me prekje emocionale të cilat janë përcjellë me komplikime të ndryshme psikologjike. Gjendjen e rëndë psikologjike e përshkruajnë edhe shumë nëna nëpër materiale multimediale. Në studimin kualitativ dhe kuantitativ të vitit 2018 të realizuar nga Lamba e të tjerët[13] janë intervistuar 50 nëna barrëmbajtëse dhe 69 nëna normale gjatë dhe pas shtatzënisësë tyre. Hulumtimi ka treguar se 37% deri në 38% e nënave barrëmbajtëse janë ndjerë mbi mesataren depresive gjatë dhe pas lindjes. Një hulumtim tjetër i cili flet mbi lidhjen emocionale dhe depresioneve pas lindjes të nënave barrëmbajtëse është bërë nga Taebi e të tjerët në vitin 2020[14]. Në këtë hulumtim janë përfshirë 17 nëna barrëmbajtëse të cilat flasin për ndjenjat e tyre emocionale gjatë edhe pas lindjes. Autorët gjithashtu vënë në pah edhe komplikimet shëndetësore të ndërlidhura me ato psikologjike të këtyre nënave.

Ndikim të madh në gjendjen psikologjike të nënave barrëmbajtëse ka edhe vendimmarrja e konsumatorëve dhe reagimi i tyre gjatë dhe pas lindjes së fëmijës. Në rast të ndryshimit të mendimit të konsumatorëve me mosdashje të fëmijës gjatë shtatzënisë së nënave barrëmbajtëse, kjo e fundit është e detyruar të e abortojë atë. Në raste mospajtimi me një vendim të tillë, atëherë u kërkohet kthimi i mjeteve të konsumuara financiare gjë që destabilizon psikikën e nënave barrëmbajtëse. Ndikim gjithashtu në rritjen e gjendjes së depresionit tek nënat barrëmbajtëse ka edhe në rast të lënies së fëmijës pas lindjes nga ana prindërve investitorë. Në raste të tilla fëmija dërgohet nëpër shtëpi jetimësh dhe nuk i takon nënës barrëmbajtëse sepse ajo nuk ka asnjë të drejtë juridike për ta mbajtur atë11.

Së fundi duhet theksuar se të gjitha nënat barrëmbajtëse janë të lidhura në mënyrë emocionale me fëmijën të cilin e bartin[15]. Studimet e ndryshme shpalosin se lidhjet emocionale me fëmijën ose barrën si të tillë shfaqen në forma të ndryshme. Nënat barrëmbajtëse vetvetiu ndikohen në nivel emocional me vetë rastin e barrëmbajtjes, por edhe krijojnë lidhje të forta emocionale me fëmijën të cilin bartin në vete. Lidhja emocionale me fëmijën shfaqet në forma të ndryshme edhe atë duke shfaqur rolin e vetë si një rol të shenjtë i cili u mundëson të tjerëve krijimin e një familjeje ose edhe përmes zhvillimit të llojeve të ndryshme të depresioneve. Zhvillimi i depresioneve në raste të tilla është i lidhur ngushtë me pamundësinë e kanalizimit, rregullimit dhe klasifikimit të emocioneve kundrejt fëmijës së lindur dhe ‘të dhënë/shitur’. Padyshim se këtu ka ndikim të madh edhe lloji i kontraktimit për barrëmbajtje i cili shpesh herë i pamundëson nënë barrëmbajtëse madje as edhe të e shohë fëmijën.

Shoqëri e dalë nga epruveta: pikëpamja sociale

Shpjegimii konceptit ‘familje’ është zhvilluar shumë dhe ka ndryshuar rrënjësisht në dyzet vitet e fundit[16]. Sot në shoqëritë e ndryshme botërore, përveç strukturave tradicionale të familjeve, posaçërisht me miratimin e ligjeve mbi bashkimet e lira të personave me gjini të njëjtë në formë martese, kemi forma të reja të strukturave familjare. Natyrisht se në pikëpamje të shpjegimit të strukturave familjare duhet dalluar bashkimin nën kurorë, martesën, me familjen. Përkundër të gjitha këtyre ndryshimeve në strukturimin e familjeve dhe tëshpjeguarit tëtyre, elementi i rëndësishëm dhe kryesor përmes të cilit zë themelet familja është fëmija.

Dekadën e funditligjësimi i rolit të nënës barrëmbajtëse ka mundësuar që të paraqiten forma të reja të strukturave familjare. Ndër to janë edhe strukturat familjare ku fëmija ka një prind të vetëm qoftë ai babai ose nëna, fëmija ka dy persona të gjinisë së njëjtë në rolin e prindit, qofshin ata meshkuj ose femra. Në këtë rast jo vetëm që kemi të bëjmë me struktura të reja familjare, por edhe me forma të reja të zhvillimit të proceseve edukuese të fëmijëve ku fëmija privohet nga nëna dhe roli i saj ose nga babai dhe roli i tij. Në këtë mënyrë riformohet institucioni familje dhe rishpjegohet jo vetëm struktura, por edhe vlerat e tij. Duke ditur se në këtë institucion femra ka një vlerë të madhe (Balfourzit. tek Abu-Rabia[17]) dhe rol të rëndësishëm, përmes këtyre ndryshimeve bëhet rishpjegimi dhe rivlerësimi edhe i rolit të saj. Përveç roleve të deritanishme të nënës, siç është ai biologjik dhe social, i shtohet edhe roli i mbajtjes së fëmijës për të tjerët[18].

Roli i mbajtjes së fëmijës[19] është i lidhur ngushtë me shpjegimin e natyrës së re të nënës dhe me përcaktimin e konceptevebio-psikologjike për të mundësuar largimin dhe refuzimin e fëmijës përmes adoptimit psiko-social në nivel personal.Largimi nga fëmija i është mundësuar edhe mashkullit (prind biologjik) i cili është dhurues i farës e që në të vërtetë refuzon rolin e prindit. Këto largime kontribuojnë në zhvillimin e kornizave të reja të zhvillimit psiko-social të fëmijës. Roudesco (shih po aty f. 150) këtë gjendje, ndër zhvillimet e tjera, e identifikon si problem dhe fushë e cila kërkon edhe më tej hulumtime shkencore.

Në anën tjetër roli social lidhet ngushtë në përgjithësi me meshkujt dhe në veçanti me femrat të cilat dëshirojnë të bëhen prindër. Në këtë rast tejkalohen roli dhe niveli i adaptimit në rolin dhe nivelin e “përvetësimit” të fëmijës. Fëmija, përkundër gjendjes dhe fakteve biologjike është (përvetësim) i prindërve (dëshirues dhe financës të “prodhimit” të tij). Në nivel psikologjik, kjo gjendje lë shumë pyetje të hapura si në zhvillimin biologjik të fëmijës (në rast të paraqitjeve të sëmundjeve gjenetike) ashtu edhe në atë psikologjik (në rast të lindjes së nevojës psikologjike për njohje të nënës biologjike-barrëmbajtëse/dhuruese të vezores dhe babait biologjik farë-dhurues).

Kjo formë e re e konstruktit familjar në mënyrë teknike largon nënën dhe rolin e saj biologjik nga qendra e strukturës familjare dhe në vend të saj e vëriprodhimin mjekësorë, rregullimin ligjor dhe procesin ekonomik si një kombinim normal. Në këtë mënyrë kemi të bëjmë me struktura të reja shoqërore dhe forca të reja të cilat në mënyrë jo-biologjike mbajnë elementet e saja të lidhur mes vete.

Ai krijon çfarë Të dojë: pikëpamja islame

Sipas konceptit islam në tërësi, qenia Njeri konsiderohet si qenie më e nderuar nga Krijuesi absolut i cili në librin e tij thotë: ”Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit(El Isra:70), e në kornizat e këtij nderi dhe respekti që Krijuesi i dha qenies njeri është edhe ruajtja e linjës së gjakut dhe ruajtja e linjës dhe sigurisë familjare. Kjo ruajtje dhe siguri familjare arrihet vetëm duke siguruar raporte të shëndosha familjare dhe përgjegjësi morale dhe ligjore për anëtarët e shoqërisë në përgjithësi. Pikërisht për këtë islami ligjësoi dhe shenjtëroi kontratën e martesës mes mashkullit dhe femrës si qeliza e parë prej ku fillon formimi i familjes së shëndoshë dhe lidhjet e tyre mes njëri-tjetrit dhe në anën tjetër ndaloi tradhtinë pikërisht për të mos humbur linjat e gjakut, ndërprerjen e linjave farefisnore, humbjen e nderit dhe humbjen e ndjenjave dhe emocioneve njerëzore[20].

Islami në parim këmbëngul në natyrshmërinë e njeriut, e cila në rastin konkret arrihet përmes marrëdhënieve të rëndomta dhe të natyrshme seksuale, kurse të gjitha  metodat e tjera konsideron metoda artificiale. Te dijetarët islam metoda e fekondimit seksual artificial te kafshët njihej që nga shekulli XIV, kur ata bënin fekondimin seksual te kuajt për të ruajtura apo riprodhuar rasën e pastër të kuajve arab[21].

Në këtë proces në aspektin teorik kishin sinjalizuar edhe filozofët islam, si IbniSina (Avicena)[22] pastaj Farabiu[23]etj se procesi i fekondimit seksual është i mundur edhe në forma e tjera artificiale. Këtë më së miri e sqaron  IbniHalduni në Mukadimen e tij duke u bazua në studimet eIbniSinas dhe Farabiut[24].

Eksperimentin e fekondimit artificial në bazë teorive të mëparshme e provoi prifti italian LazarteEspaltri në vitin 1780 te një qen dhe doli i suksesshëm23.

Mirëpo, me përparimin e shkencës së mjekësisë në kohën bashkëkohore, e veçanërisht pas suksesit të lindjes sëfoshnjës së parë, LuizaBraun, më 25. Korrik 1979, e cila u quajt „foshnja e epruvetës“[25], kjo çështje mori përmasa të mëdha në shoqërinë njerëzore saqë vitin 1984 në klubin e fëmijëve të fertilizuar (IVF) ishin rreth 1000 fëmijë, prej tyre 56 bineq, 8 trineq dhe 2 katërneq. Mirëpo pas këtij procesi që gjithnjë e më shumë po merr përmasa botërore, ka edhe reaksione të ndryshme, sepse filluan të paraqiten edhe probleme gjenetike dhe etike tek fëmijët. Këtë e vuri në spikamë edhe shkencëtari dhe fiziologu Edvards që ishte pionieri i IVF duke thënë: Ekziston nevojë eminente për të krijuar një kornizë etike dhe morale në këtë fushë”[26]

S’do mend se ndaj këtij suksesi shkencor të arritur në kohën bashkëkohore as qendratdhe akademitë Islame nuk mundën të qëndronin indiferentë pa dhënë shpjegime për pikëpamjet e tyre. Kësaj çështje me shumë seriozitet iu rrek Kolegjiumi i Fetfave në Xhedde, Akademia ndërkombëtare e fikhut Islam, departamenti i fetvasë në Kajro dhe institucione e tjera të rëndësishme në botën shkencore islame.

Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam në konferencën e saj të tretë të mbajtur në Aman të Jordanisë prej 11-16 tetor të vitit 1986 konferencë që debatoi edhe për fekondimin artificial, pas debatit, shqyrtimit, analizës së fakteve, konsultimit të mendimit të dijetarëve-fukahave, të mjekëve, sociologëve dhe profesionistëve të tjerë të fushave shkencore të ndërlidhura, solli vendimin nr. 16 (4-3)[27] në të cilin shpjegohen mundësitë e fekondimit artificial të cilat u ndanë në shtatë mënyra. Dy prej tyre i quajti të metoda të brendshme, kurse pesë të tjera i quajti metoda të jashtme:

  1. Metoda e parë: Kur spermatozoidi merret nga burri dhe bashkohet me vezoren e një femre e cila nuk është bashkëshortja e tij legjitime, e pastaj vendoset në mitrën e bashkëshortes së tij.
  2. Metoda e dytë. Kur spermatozoidi merret nga një burrë që nuk është bashkëshort i gruas dhe bashkohet me vezoren e bashkëshortes, e më pas të mbillen në mitrën e bashkëshortes nga e cila është marrë vezorja.
  3. Metoda e tretë: Kur spermatozoidimerret nga bashkëshorti dhe bashkohet me vezoren e bashkëshortestë bëhet fekondimi artificial i jashtëm, e pastaj të vendohen në mitrën e një femra tjetër e cila vullnetarisht ka shpreh dëshirën të jetë shtatzënë.
  4. Metoda e katërt: Të bëhet fekondimi artificial i jashtëm duke marrë spermatozoidin nga një mashkull i jashtëm (burrë tjetër) dhe vezorja nga femër tjetër dhe të vendosen në mitrën e bashkëshortes
  5. Metoda e pestë: Fekondimi seksual i jashtëm të bëhet mes spermatozoidit të bashkëshortit dhe vezores sëbashkëshortes e pastaj të mbillet në mitrën e bashkëshortes tjetër me të cilën është në kurorë (pra në mitrën e ortakes) nëse burri ka dy bashkëshorte. Në këtë rast gjithnjë duhet pasur parasysh pajtimin e gruas së parë. Pas fekondimit artificial, femra e cila mbetet shtatzënë me vezoren e gruas tjetër të burrit të vet, pra të ortakes, konsiderohet nënë e foshnjës prej gjiri, sepse foshnja nga organizmi i saj ka përfituar shumë më shumë se sa fëmija që vetëm e thithë qumështin e ndonjë gruaje. Këtij fëmije ndaj kësaj nëne prej gjiri i ndalohet çdo gjë, ashtu siç i ndalohen ndaj nënës së vërtetë (martesa me të, martesa me bijën e saj etj.)
  6. Metoda e gjashtë:Merret spermatozoidi i bashkëshortit dhe vezorja e bashkëshortes, vendohen në epruvetë e pastaj prej epruvetës morulla vendohet apo mbillet nëmitrën e bashkëshortes nga e cila është nxjerrë vezorja.
  7. Metoda e shtatë:Merret spermatozoidi i bashkëshortit dhe mbillet ose futet në mitrën e bashkëshortes së tij përmes fekondimit të brendshëm artificial. Këtë lloj mjekimi sheriati Islam e lejon, paraprakisht kushtëzon që të vërtetohet se a ka nevojë femra për një mjekim të tillë apo jo.

Akademia e Fikhut Islam në vendim e lartpërmendur ka ndaluar pesë metodat e para me ndalesë të rreptë për shkak se me të gjitha ato metoda bëhet përzierja e prejardhjes dhe humbet familja si institucion i rëndësishëm për qenien njeri dhe për mbarë shoqërinë. Në anën tjetër disa dijetarë kanë lejuar metodën e pestë sepse realisht ekziston mundësi e ruajtjes së familjes dhe obligimeve që pasojnë pas lindjes, siç janë respekti, trashëgimia etj. Kurse dijetarët islam lejuan dy forma e fundit por gjithnjë duke i dhënë prioritet natyrshmërisë për krijimin e fëmijëve që janë marrëdhëniet seksuale të natyrshme. Rastet e tjera jashtë natyrshmërisë konsiderohen raste aksidentale dhe trajtohet vetëm në kuadër të standardeve të kurimit të tyre për të realizuar dëshirat e tyre.

Gjatë gjithë këtij procesi të fekondimit artificial, sipas konceptit islam duhet të merren parasysh edhe disa faktorë e tjerë të jashtë të cilët nuk lidhen drejtpërdrejt me veprimin por që kanë ndikim në dispozitën juridike islame të procesit. Në vazhdim do të përmendim disa prej tyre që janë:

  1. Në asnjë mënyrë nuk lejohet zhveshja e trupit të femrës islame në prezencën e personit me të cilin i lejohet martesa (d.m.th. që i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale me të).
  2. Në raste se femra ka nevojë urgjente për t´u shërua nga ndonjë sëmurje, apo, në raste se ka ndonjë çrregullim të jashtëzakonshëm në organizmin e saj, sheriati Islam situatat e tilla i arsyeton ndërsa femrës që lëngon prej sëmurjeve të tilla ia lejon zhveshjen e trupit të vet para burrit të huaj, natyrisht, me qëllim mjekimi ose shërimi. Në këtë rast, zhveshja e trupit të saj kushtëzohet me masë të caktuar, gjegjësisht, me zhveshjen e asaj pjese të trupit që e imponon nevoja për shërim.
  3. Meqë sheriati Islam e lejon zhveshjen me arsye të trupit të femrës në prezencë të personit me të cilin i lejohet martesa, atëherë në këso raste, pra gjatë mjekimit, duhet që mjeku të jetë femër muslimane. Por, nëse nuk ka mjeke muslimane, atëherë fillimisht duhet të kërkohet mjeke jomuslimane, e nëse edhe kjo mungon, atëherë duhet të kërkohet mjeku i sinqertë musliman. Nëse edhe ky mungon atëherë mundet të kërkohet mjeke jomuslimane, e nëse edhe kjo mungon, atëherë mund të jetë mjek jomusliman, porse me kusht që mjeku dhe pacientja të mos vetmohen. Pra në atë rast prezent duhet të jetë edhe bashkëshorti, por, nëse mungon ai, atëherë pacienten duhet ta shoqërojë ndonjë femër tjetër.
  4. Femra e martuar e cila nuk mundet të mbetet shtatzënë por që ajo dhe bashkëshorti i saj dëshirojnë që të kenë fëmijë, kësaj femre me këtë problem sheriati Islam ia lejon mjekimin – fekondimin artificial, mirëpo vetëm sipas atyre metodave të cilat i lejon sheriati Islam27 dhe [28].

Duke marrë parasysh faktet e shpalosura më sipër kuptohet në mënyrë të qartë që sipas parimeve islame ndalohet roli i nënës barrëmbajtëse dhe të gjitha format e ndërveprimit social dhe të biznesit që lidhen me këtë proces. Në këtë mënyrë i jepet rëndësi dhe përparësi natyrshmërisë së institucionit të familjes dhe rolit të saj në shoqëri.

Konkluzion

Shoqëria njerëzore po përballet me një rrjedhë të zhvillimeve të reja sociale, etiko-morale, e ekonomike të përcjella nga shpërndarja gjithnjë e më shumë e rolit të nënave barrëmbajtëse. Ky rol ka ndikuar në paraqitjen e strukturave të reja familjare si dhe rolit të ri të nënave. Roli i nënave barrëmbajtëse përcillet me kritika nga ana e ekspertëve, por edhe me pasoja të rënda psikologjike për vetë femrat të cilat marrin një rol të tillë.

Hulumtimi vë në pah faktin që  kohëve të fundit kemi të bëjmë me një trend të ri biznesi i cili fëmijët i sheh si një lloj prodhimi. Paraqitja e llojeve të ndryshme të sigurimeve dhe formave financiare të cilat kreditojnë planifikimin familjar janë duke ndikuar dukshëm rritjen e këtij lloji të biznesit i cili pritet që në pesë vitet e ardhshme të gjenerojë dhjetë herë më shumë të hyra financiare. Gjithashtu gjigantët në treg janë duke bërë gjithnjë e më shumë shtypje për të arritur liri sa më të mëdha ligjore të cilat lejojnë “prodhim e fëmijëve” sipas dëshirës së prindërve. Natyrisht që potenciali për keqpërdorime dhe zhvillim të formave të palejuara biznesi është i lartë. Zhvillimet e tilla kanë ndikuar edhe në paraqitjen e fërkimeve të mendimeve dhe qëndrimeve të kodeve etiko-morale të grupeve të ndryshme shoqërore dhe besimeve fetare. Në këtë pikëpamje, Islami ka theksuar në mënyrë të qartë qëndrimin e bazuar në fakte shkencore islame ku dukshëm i jep përparësi institutit të familjes dhe rrjedhave të zhvillimeve të pastra të strukturave shoqërore duke ndaluar në mënyrë të padiskutueshme rolin e nënës barrëmbajtëse.

bibliografia

Abazi, I/Bislimi, T./Ebibi, F./Zimeri, J. (1996). E drejta familjare në Islam. Mexhlisit Shura të Bashkësisë Islame n R. Maqedonisë. Shkup.

Depenbusch, Marion&Schultze-Mosgau, Askan (2019). Leihmutterschaft. Në: Diedrich, Klaus et. al. (redaktues): Reproduktionsmedizin. Berlin/Heidelberg: Springer.

Imrie, Susan&Golombok, Susan (2020). ImpactofNewFamilyFormsonParentingandChildDevelopment. AnnualReviewofDevelopmentalPsychology. 2020;2:295-316: DOI: https://doi.org/10.1146/annurev-devpsych-070220-122704

Ragone, Helena (2019). Surrogate Motherhood: Conception In The Heart. Sh.b. Routledge. Faqe 215.

Schramm, Edward&Wermke, Michael (2018). Leihmutterschaft und Familie: Impulse ausRecht, Theologie und Medizin. Botoi: Springer-VerlagGmbH. Redaktor: EdwardSchramm dhe MichaelWermke, RechtswissenschaftlicheFakultätFriedrich-Schiller-Universität Jena, Jena, Gjermani.

Taebi, Mahboubeh/Alavi, NeginMasoudi/Ahmadi/SeyedMehdiAhmadi (2020). The Experiencesof Surrogate Mothers: A QualitativeStudy.  DepartmentofMidwiferyandReproductiveHealth, NursingandMidwiferyCareResearchCenter, IsfahanUniversityofMedicalSciences, IsfahanFertilityandInfertilityCenter, Isfahan, Trauma NursingResearchCenter, KashanUniversityofMedicalSciences, Kashan, Iran.

[1] Ky tog fjalësh është një lloj përshtatje nga gjuhët e tjera si anglishtja dhe gjermanishtja, por që autorët e këtij hulumtimi si më të përshtatshëm në pikëpamje shkencore në gjuhën shqipe pranojnë togfjalëshin “nëna barrëmbajtëse” dhe këtë term shfrytëzojnë përgjatë gjithë këtij punimi

[2]Lones, Mark E. (2016) “A ChristianEthicalPerspectiveonSurrogacy,” Bioethics in FaithandPractice: (2016)2:1, 5:21-33. DOI: 10.15385/jbfp.2016.2.1.5

[3]Lustenberger, Sibylle (2020). DNA Tests, mamzerut, and the BureaucraciesofTransnationalSurrogacy.Judaism in Motion: 81-116. DOI: 10.1007/978-3-030-55104-9_3

[4]Esser, Anna. (2021). IstdasVerbotderLeihmutterschaft in Deutschlandnochhaltbar?. Revista Shkencore: SchriftenzumBio-, Gesundheits- und Medizinrecht:  44/2021. doi.org/10.5771/9783748924456

[5]Surrogate.com (2021). INTENDED PARENTS: WHAT ARE THE INTERNATIONAL SURROGACY LAWS BY COUNTRY?. https://surrogate.com/intended-parents/surrogacy-laws-and-legal-information/what-are-the-international-surrogacy-laws-by-country/information/what-are-the-international-surrogacy-laws-by-country/. Së fundi vizituar më 28. Shtator 2021.

[6]Ragone, Helena (2019). Surrogate Motherhood: Conception In The Heart. Sh.b. Routledge. Faqe 215.

[7]Walkowiak, Anne (2021). Leihmutterschaft: Wie sie funktioniert und welche (rechtlichen) Hürdenesgibt. GoFeminin.de GmbH.  URL: https://www.gofeminin.de/kinderwunsch/leihmutterschaft-s4024336.html. Së fundi vizituar më 28. Shtator 2021.

[8]Eichenberg, Christiane&Küsel, Cornelia (2019). Kinderwunsch und Internet. Psychotherapeut 2019 · 64:134–142. DOI: https://doi.org/10.1007/s00278-019-0333-5

[9]Gauriat, Valérie&Sans, Sabine (2020). Leihmutterschaft: ein Kind aufBestellung – AusbeutungoderSegen?. EuroNew. URL: https://de.euronews.com/2020/09/25/leihmutterschaft-ein-kind-auf-bestellung-ausbeutung-oder-segen. Së fundi vizituar më 28. Shtator 2021.

[10]Cision US Inc. (2021). SurrogacyMarketRevenue to Cross USD 33.5B by 2027: Global MarketInsightsInc. URL: https://www.prnewswire.com/news-releases/surrogacy-market-revenue-to-cross-usd-33-5b-by-2027-global-market-insights-inc-301308588.html. Së fundi vizituar më 28. Shtator 2021.

[11]Teman, Elly (2008). The social constructionofsurrogacyresearch: An anthropologicalcritiqueof the psychosocialscholarshipon surrogate motherhood. Social Science& Medicine 67 (2008) 1104–1112. DOI: https://doi.org/10.1016/j.socscimed.2008.05.026

[12]AhmariTehran, Hoda/Tashi, Shohreh/ Mehran, Nahid/Eskandari, Narges&Tehrani, TahminehDadkhah (2014). Emotionalexperiences in surrogate mothers: A qualitativestudy. Revista shkencore Iran J ReprodMed. 2014 Jul; 12(7): 471–480. Publikuar tek NationalCenterforBiotechnologyInformation.

[13]Lamba, N/Jadva, V/Kadam, K/Golombok, S (2018). The psychologicalwell-beingandprenatalbondingofgestationalsurrogates. Revista shkencore: Human Reproduction, Volume 33, Issue 4, April 2018, Pages 646–653, https://doi.org/10.1093/humrep/dey048

[14]Taebi, Mahboubeh/Alavi, NeginMasoudi/Ahmadi/SeyedMehdiAhmadi (2020). The Experiencesof Surrogate Mothers: A QualitativeStudy.  DepartmentofMidwiferyandReproductiveHealth, NursingandMidwiferyCareResearchCenter, IsfahanUniversityofMedicalSciences, IsfahanFertilityandInfertilityCenter, Isfahan, Trauma NursingResearchCenter, KashanUniversityofMedicalSciences, Kashan, Iran.

[15]Walsh, Theodora (2017). The pregnantavatar: seeingone-self in c-sections, surrogates, andsnograms. Afterimage. 2017;44(5):20-23. URL: https://www.proquest.com/scholarly-journals/pregnant-avatar-seeing-one-self-c-sections/docview/1901200920/se-2?accountid=151164. Së fundi vizituar më 04. Tetor 2021.

[16]Imrie, Susan&Golombok, Susan (2020). ImpactofNewFamilyFormsonParentingandChildDevelopment. AnnualReviewofDevelopmentalPsychology. 2020; 2:295-316: DOI: https://doi.org/10.1146/annurev-devpsych-070220-122704

[17]Abu-Rabia, Aref (2013). InfertilityandSurrogacy in IslamicSociety: Socio-Cultural, Psychological, Ethical, and Religious Dilemmas. The OpenPsychologyJournal, 2013, 6, 54-60.

[18]Fraire, Manuela&Roudinesco, Élisabeth (2019). WelchesMorgenfürdieLeihmutterschaft? Feministische Studien. 2019 / 05 Vol. 37; Iss. 1. DOI: 10.1515/fs-2019-0009

[19]nëna barrëmbajtëse

[20]Departamenti për Fetva Jordan, Vendimi nr.5 rreth dispozitës së sheriatit në fekondimin artificial, i nxjerrë më  24. korrik 1984, Aman, Jordan.

[21]Nexhar, JasirAbdulhamidXhadullah, profesor i së drejtës krahasuese në Fakultetin e sheriatit në Deaakahlije- Egjipt, në veprën: “telkihues-sinaijminmendhurielfiklhilislamij, dirasefikhijemukarene (Fekondimi artificial nga optika e së drejtës islame, studim fikhor krahasues), f. 374 – 375 – Studjuesi Isa  Emize, elhamlirthuhu ve ahkamuhu ve suveruhuelmuasirebejne esh-sheria vel kanun (Shtatzënia, trashëgimia, dispozitat dhe mënyrat e shtatzënisë mes sheriatit islam dhe ligjit pozitiv), f. 110.

[22]Ibni Sina është: EbuAlijElHusejnibnAbdullahibnHasanibnAlijIbniSinaEëlBelhij, i njohur në perëndim me emrin Avicena. Bota perëndimore qe njohu me llagapin mbreti i mjekëve, kurse në mesjetë njihej me emrin “babai i mjekësisë moderne”. Ka shkrua rreth 20 vepra në lëmi të ndryshme shkencore, por përqendrimi i tij ishte në mjekësi dhe filozofi.

[23]Muhamed El Farabi ka lindur vitin 874 në Turkistan kurse ka vdekur në Damask. Ekzistojnë polemiak të shumta rreth identitetit të tij se ishte turk apo persian, por me rëndësi është se ai jetoi dhe u edukua në Bagdad. Ishte filozof i madh, matematicient dhe muzikolog i njohur.Ishte marrë shumë edhe me shkencat e mjekësisë.

[24]AbdurrahmanibnHaldun, MukadimeibniHaldun 1/452, botim ElkutubIlmije, Kajro.

[25]Abazi, I/Bislimi, T./Ebibi, F./Zimeri, J. (1996). E drejta familjare në Islam. Mexhlisit Shura të Bashkësisë Islame n R. Maqedonisë. Shkup.

[26]Elbar, MuhamedAli (2016).Et-telkihues-sinaij ve etfalulenabib.Botuar në revistën ‘ElMexhmeulfikhij’ 2016:2.

[27]Resolutions and Recommendations of the cuncilof the IslamicFiqhAcademy 1985 – 2000 (2000): Resolution No. 16 (4 – 3). Islamic Development Bank. First Edition 1421H. Faqe. 28 – 29.

[28] E gjithë kjo që u theksua këtu është një përfundim që rrodhi nga debati i Akademisë Botërore të Fikhut Islam në vitin 1986, vendime këto që u sollën me unanimitet me përjashtim të njërit anëtarë të akademisë i cili abstenoi.

Shkrime të ngjashme