Shkruan: Jusuf Zimeri

Sfida që i bëhet idhujtarëve- jobesimtarëve

All-llahu xh.sh. thotë:

وَإِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّمَّا نَزَّلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا فَأْتُوا بِسُورَةٍ مِّن مِّثْلِهِ وَادْعُوا شُهَدَاءَكُم مِّن دُونِ اللَّـهِ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ

23 ”E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë, atëherë sillni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit)”.

Pas shpjegimit të ajeteve që i përmendëm më parë, ku All-llahu xh.sh. vërtetoi dhe argumentoi se nuk ka Zot tjetër es Krijues tjetër përveç All-llahut xh.sh. dhe se ai Krijuesi absolut dhe se atij nuk mund ti përshkruhet rival apo shok, tano All-llahu xh.sh. përmes këtij ajeti kalon në një tematikë tjetër, ku vërteton pejgamberllëkun e Muhamedit [Alejhis-selam] dhe njëkohësisht edhe autenticitetin e Kur’anit Kerim.

Meqë idhujtarët dhe ata që pranuan për zot diç tjetër përveç All-llahut Krijues Absolut, ata nuk kanë mbështetje as në logjikën e shëndoshë e as në ndonjë argument tjetër. Prandaj, vërejmë se All-llahu xh. sh. bënë ftesë dhe sfidon të gjithë ata që nuk besojnë në All-llahun Një, që të debatojnë dhe të ballafaqojnë argumentet, për të eliminuar të gjitha dilemat dhe për të arritur te e vërteta.

All-llahu xh.sh. thotë: (وَإِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّمَّا نَزَّلْنَا عَلَىٰ عَبْدِنَا E në qoftë se jeni në dyshim në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit tonë). Kjo ftesë i drejtohet të gjithë pabesimtarëve, përfshirë këtu idhujtarët nga arabët por edhe pabesimtarëve nga ithtarët i librave të shpallura dhe munafikëve. Nëse keni ndonjë dilemë në atë që Ne i shpallëm Muhamedit [Alejhis-selam] nga Kur’ani, nga udhëzimi, nga ajetet Kur’anore se nuk janë të shpallura nga All-llahu xh.sh., atëherë ejani të ulemi, të debatojmë, të gërshetojmë argumentet dhe të veprojmë sipas tyre.

Idhujtarët dhe kurejshët gjithnjë mëtonin se ajo që i zbritej Muhamedit [Alejhis-selam] (Kur’ani) nuk është fjalë e All-llahut, siç po pretendon ai, porse ato janë thjeshtë oratori dhe fjalë të njeriut. Për ta mbrojtur këtë tezë, ata akuzuan Pejgamberin [Alejhis-selam] me lloj lloj akuzash, e akuzuan si njeri të sëmurë, si magjistar, si gënjeshtar etj etj. Mirëpo ata harruan se po ky njeri para se të gradohej me pejgamberllëk nga All-llahu xh.sh. po në mesin e idhujtarëve njihej si njeri Besnik (el emin). Të njëjtit që i dhanë këtë epitet, menjëherë pas shpalljes së ajeteve të para e akuzuan si gënjeshtar, prandaj shtohet pyetja, ku është këtu logjika e shëndoshë!.

Ata që hidhnin dilema, nuk kishin argumente për akuzat e tyre, andaj sa herë që nuk mund të argumentonin një akuzë, hidhnin një akuzë tjetër. Ata fillimisht akuzuan se Kur’ani nuk është fjalë e All-llahut, pasta thanë se ne nuk dyshojmë në Kur’anin, por ata kishin shprehur revoltën pse të mos i zbritej ky Kur’an ndonjërit nga udhëheqësit dhe princat e Kurejshëve. All-llahu xh.sh. thotë:

وَقَالُوا لَوْلَا نُزِّلَ هَـٰذَا الْقُرْآنُ عَلَىٰ رَجُلٍ مِّنَ الْقَرْيَتَيْنِ عَظِيمٍ

“Pastaj thanë: “Përse të mos ketë zbritur ky Kur’an një njeriu të madh nga dy qytete?”[1]

Pastaj sërish e ndërruan akuzën duke thënë se ky njeri është shndërruar në Magjistar! Mirëpo harruan se veprimtaria e magjistarit është t’i hipnotizojë njerëzit, atëherë meqë Muhamedi [Alejhis-selam] paska qenë magjistar, pse nuk i hipnotizoi edhe ata që e akuzuan?!

Pastaj ndërruan akuzën dhe thanë se ishte i çmendur (mexhnun). Atëherë të shohim si janë sjelljet e një të çmenduri. Zakonisht njeriu me sëmundje mendore bënë veprime të palogjikshme, qeshë pa arsye, qanë pa arsye, i sulmon njerëzit pa arsye e shumë e shumë verime tjera të pa logjikshme. Atëherë, shtrohet pyetja: a ishin këto sjellje te Muhamedi [Alejhis-selam]?! Përkundrazi All-llahu xh.sh. demanton akuzuesit duke u thënë:

ن وَالْقَلَمِ وَمَا يَسْطُرُونَ ﴿١﴾ مَا أَنتَ بِنِعْمَةِ رَبِّكَ بِمَجْنُونٍ ﴿٢﴾وَإِنَّ لَكَ لَأَجْرًا غَيْرَ مَمْنُونٍ ﴿٣﴾ وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ

“Nûn. Pasha pendën dhe në atë që shkruajnë ata, ti, me dhuntinë e Zotit tënd, nuk je i marrë. ti, me të vërtetë, do të jesh përherë i shpërblyer. dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të mëdha”[2] Si mund të jetë i marrë, i çmendur ai që është në piedestalin më të lartë të virtyteve. Nga kjo pra nënkuptohet se nuk ekziston asnjë arsye për dyshim se Kur’ani është fjalë e All-llahut.

Meqë nuk ka asnjë arsye për dyshim, atëherë All-llahu xh.sh. i sfidon idhujtarët, hipokritët, ateistët, gjuhëtarët shkencëtarët dhe këdo tjetër, duke u thënë: (فَأْتُوا بِسُورَةٍ مِّن مِّثْلِهِ ” atëherë sillni ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani)).

Pra, meqë ju o pabesimtarë po hedhni dilema se Kur’ani nuk është fjalë e All-llahut por e njeriut, ja sfida që po kërkojmë nga ju. Ju e dini mirë se Muhamedi nuk ka qenë njeri i shkolluar, ka qenë Umij, nuk ka mësuar as retorikën e as poezinë. Ju jeni popull i retorikës dhe poezisë, meqë Kur’ani qenka fjalë e njeriut, atëherë lehtësisht mund ta bëni së paku një sure (kaptinë) të ngjashme me Kur’anin. Bile për të qenë ballafaqimi i barabartë ftesa do të ishte që edhe pala tjetër të jetë e të njëjtës kategori, njeri i pa arsimuar, por megjithatë duke qenë i bindur në autenticitetin e Kur’anit, All-llahu xh.sh. i sfidoj të gjithë ata që janë orator, poet, ligjërues, që dinë shkrimin dhe leximin dhe që njohin edhe oratorinë. Të gjithë ju bëni aleancë përballë një njeriu, bile ftoni në ndihmë edhe krijesat tjera përveç All-llahut, ftoni në ndihmë edhe zotat tuaj dhe hartoni së paku një sure të ngjashme me Kur’anin. Kjo ishte një ftesë sfidë që All-llahu i bëri pabesimtarëve për t’ua mbyllur gojët dhe për ti lënë të zhveshur nga argumenti. Kjo sfidë ishte dhe ka ngelë e hapur edhe sot e kësaj dite.

Pastaj All-llahu xh.sh. thotë: (وَادْعُوا شُهَدَاءَكُم مِّن دُونِ اللَّـهِ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotërat) pos All-llahut, nëse jeni të sinqertë (në thëniet tuaja se Kur’ani nuk është prej Zotit)”. Në këtë sfidë, ftoni dëshmitarët tuaj që ju mendoni se do t’ju ndihmojnë përveç All-llahut Fuqiplotë, meqë ju jeni elita e elokuencës dhe krijimtarisë letrare, dhe ata të dëshmojnë se atë që e keni bërë është ngjashëm sikur Kur’ani apo jo. Këtë veprim duhet ta bëni nëse mendoni se jeni të sinqertë për atë që e thoni për Kur’anin dhe për të Dërguarin e All-llahut. Kjo sfidë, ky ballafaqim i argumenteve në fund duhet të jap një fryt, të ketë një rezultat për apo kundër jush, edhe pse All-llahu xh.sh. rezultatin e dinte paraprakisht. Prandaj për rezultatin e kësaj sfide, flet ajeti vijues.

فَإِن لَّمْ تَفْعَلُوا وَلَن تَفْعَلُوا فَاتَّقُوا النَّارَ الَّتِي وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ أُعِدَّتْ لِلْكَافِرِينَ ﴿٢٤

  1. Nëse nuk e keni bërë (deri tash), dhe kurrsesi nuk do të mundë ta bëni (në të ardhmen), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai është përgatitur për jobesimtarët – mohuesit.

 Meqë All-llahu xh.sh. çmontoi thëniet e tyre që ishin jo vetëm të pa argumentuara por irracionale, i sfidoi të sjellin së paku një sure të ngjashme me Kur’anin duke u dhënë leje të asistohen nga cila do palë qoftë përveç All-llahut dhe këtë nuk patën mundësi pa bëjnë, atëherë All-llahu xh. sh. na sqaron për pasojat e mëtutjeshme që do të ndodhin.

All-llahu xh.sh. thotë: (فَإِن لَّمْ تَفْعَلُوا وَلَن تَفْعَلُوا Nëse nuk e keni bërë (deri tash), dhe kurrsesi nuk do të mundë ta bëni (në të ardhmen), atëherë jeni të gjykuar me dështim sot në kohën e zbritjes së Kur’anit dhe deri në ditën e gjykimit. Dështimi i juaj, tregon vërtetësinë e Muhamedit [Alejhis-selam] se ai është i Dërguar dhe vërtetësinë se Kur’ani është fjalë e All-llahut të Plotëfuqishëm. Kjo nënkupton se vërtetimi i profetësisë së Pjgamberit [Alejhis-selam] dhe autenticitetit të Kur’an paraqet detyrim për ju që ta besoni dhe të zbatoni gjithë çka që shpallet nga All-llahu xh.sh.

E nëse edhe pas kësaj, ju me kryeneçësinë dhe inatin tuaj vazhdoni të mohoni vërtetësinë e pejgamberit [Alejhis-selam] dhe të shpalljes, atëherë (فَاتَّقُوا النَّارَ الَّتِي وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ atëherë ruajuni zjarrit lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët).

Përmes kësaj pjese të ajetit kur’anor All-llahu xh.sh. na e tërheq vëmendjen në një moment tjetër të dështimit të pabesimtarëve. Ata fillimisht hulumtuan për gjetur arsyetime për të justifikuar mosbesimin e tyre dhe, dështuan, tani All-llahu xh.sh. në mënyrë të tërthortë ju thotë: nëse ju keni një forcë tuajën, atëherë ndaloni vetët tuaja nga zjarri i xhehenemit, ashtu si ndaluat vetët tuaja nga besimi në jetën e kësaj bote.[3] Kërcënimi është nga All-llahu Fuqiplotë, sepse në jetën e kësaj bote kishin alternativën e zgjedhjes, të besonit apo të mos besonit, porse do të vijë një kohë që nuk ka alternativë për zgjedhje, prandaj që të mbroheni nga ky zjarr, varet veprimtari e juaj në këtë botë, sepse atje pushteti i tërësishëm i takon All-llahut xh.sh. All-llahu xh.sh. thotë:

يَوْمَ هُم بَارِزُونَ لَا يَخْفَىٰ عَلَى اللَّـهِ مِنْهُمْ شَيْءٌ لِّمَنِ الْمُلْكُ الْيَوْمَ لِلَّـهِ الْوَاحِدِ الْقَهَّارِ

“Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshihet asnjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i Fuqiplotit (është përgjigjja)!” [4]

Përveç kësaj, përmes këtij ajeti All-llahu xh.sh. na informon se zjarri i xhehenemit është ndryshe nga zjarri i kësaj bote. Ai nuk ngjason me zjarrin e kësaj bote as në volum, as në temperaturë por as në lëndën djegëse ngase lënda djegëse e zjarrit të xhehenemit janë njerëzit- pabesimtarët dhe gurët.

All-llahu xh.sh. thotë: (وَالْحِجَارَةُ أُعِدَّتْ لِلْكَافِرِينَ Ai është përgatitur për jobesimtarët – mohuesit)”. Përmes këtij ajeti All-llahu xh.sh. na paralajmëron që nga jeta e kësaj bote, ku ne kemi të drejtë alternative se përfundimi i atyre që nuk do të njohin fuqinë e All-llahut, nuk do ta besojnë At, nuk besojnë në Pejgamberin dhe në atë që i është shpallur atij, përfundimi i tyre i përhershëm do të jetë xheneti dhe për këtë nuk do të gjejnë justifiko, ashtu edhe siç nuk munden të gjejnë justifiko në jetën e kësaj bote për mosbesimin e tyre.

All-llahu xh.sh. për xhehenemin thotë: (أُعِدَّتْ Ai është përgatitur), e kjo është argument se xhehenemi është i krijuar dhe ekziston edhe pse ne nuk e shohim. Këtë e vërteton edhe hadithi i transmetuar nga Enes b. Maliki i cili thotë se Pejgamberi [Alejhis-selam] na mbajti një ligjëratë dhe mes tjerash tha:

عُرِضَتْ عَلَيَّ الْجَنَّةُ وَالنَّارُ

Më është ekspozuar, (më është bë e mundur të shohë) Xhenetin dhe Xhehenemin[5]

[1] Suretu Ez-Zuhruf : 31

[2] Suretu El kalem :1-4.

[3] Tefsiru Esh-Sha’ravi, 1/201

[4] Suretu gafir : 16

[5] Muslimi 2359

Shkrime të ngjashme