Nga arabishtja: Jusuf ZIMERI

Kur Sulltan Murati i II kishte çliruar qytetin e Selanikut në vitin 1431 pasi kishte ngadhënjyer mbi venerianët një ditë prej ditëve te Sulltani kishte ardhur një delegacion krishterë nga Janina dhe kishin kërkuar takim me sulltanin. Janina atë kohë ishte nën sundimin e familjes Carlo Tocco  nga Italia dhe atje dominonte padrejtësia, zullumi dhe gjakëderdhaj. Sulltani u habit kur u informua për ardhjen e delegacionit krishterë, andaj menjëherë vendosi ti pranojë në kabinetin e tij. Pasi i pranoi në zyrën e tij, iu drejtua: Mirë se vini, çfarë u solli deri këtu ? Cila është kërkesa e juaj ?

Kryetari i delegacionit iu përgjigj duke thënë: O i Madhi Sulltan, kemi ardhur për të kërkuar ndihmën tuaj, andaj shpresojmë të mos e ngulfatësh shpresën tonë.

Sulltani tha: Si mund t’ju ndihmojë ?

Kryetari i delegacionit tha: I Nderuar, udhëheqësit tanë po na torturojnë, po na përdorin si robër, po uzurpojnë pasurinë tonë, e pastaj po na dërgojnë në luftë.

Sulltani: Çfarë mund t’ju ndihmojë unë juve, këto janë probleme mes jush dhe sunduesve tuaj.

Udhëheqësi i delegacionit: ne i nderuari Sulltan nuk jemi mysliman, ne jemi të krishterë, por ne kemi dëgjuar shumë  për drejtësinë e myslimanëve, se udhëheqësit islam nuk u bëjnë padrejtësi popullit të tyre dhe askujt nuk ia imponojnë përqafimin e fesë së tyre, porse çdo kush e merrë atë që e meriton. Këtë e kemi dëgjuar nga turistët dhe tregtarët dhe nga ata që e kanë vizituar vendin tuaj. Andaj ne kërkojmë dhe shpresojmë që ta çlironi edhe vendin tonë dhe ta mposhtni tërë atë padrejtësi atje e të na lironi nga udhëheqësit tanë tiran e zullumqar. Ata kishin sjell me veti një çelës të artë si simbol i hapjes dhe çlirimit të qytetit të Janinës.

Në këtë rast Sulltani urdhëroi një komandant ushtarak që ti përgjigjet kërkesës së delegacionit dhe vërtetë në vitin 1431 e çliroi edhe Janinën nga tirania dhe zullumi. Ky tregim nuk është një përrallë e këndshme , porse është një fakt historik që dëshmon për drejtësinë dhe barazinë e  myslimanëve.

( Tregimi është shkëputë nga Kryevepra e historisë osmane, Ali Muhamed Orhan, f.32)

Shkrime të ngjashme